Ylli në majë, Liga Unike përfundon fazën e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2021 | 15:18

Ylli në majë, Liga Unike përfundon fazën e parë

Me takimet e zhvil luara në fund javën e kaluar, Liga Unike e basketbollit të meshkujve ka mbyllur edhe fazën e parë të sezonit të rregullt. Falë triumfit ndaj Prizrenit, Golden Eagle Ylli e mbyll në krye. Ndërkohë, fitore regjistruan edhe Peja, Teuta e Tirana.

liga unike

PEJA-RAHOVECI – Ishte sfida hapëse e javës, e zhvilluar paditën e së shtunës. Peja fitoi bindshëm me rezultatin 122-88 (39-20, 19-19, 30-29, 34-20). Të zotët e shtëpisë e bënë diferencën që në periodën e parë, aty ku krijuan një epërsi prej 19 pikësh. Çereku i dytë dhe i tretë i ndeshjes ishin në ekuilibër, ndërsa Peja shpërtheu sërish në periodën e fundit, duke e thelluar në +34 pikë avantazhin në shifra të përgjithshme. Në suksesin e Pejës spikatën Tyrone White me 44 pikë, 4 kërcime e 7 asistime dhe Stephen Maxwell me 35 pikë e 11 kërcime. Ndërkohë për Rahovecin më i miri ishte Cavon Baker me 24 pikë, 9 kërcime dhe 5 asistime.

PEJA

TEUTA-VLLAZNIA- Durrsakët morën suksesin e katërt sezonal, teksa shkatërruan Vllazninë në shifrat 94-57 (25-12, 20-7, 27-20, 22-18). Një ndeshje që nuk pati shumë histori, teksa bregdetarët ishin dominues në çdo aspekt ndaj shkodranëve. Këta të fundit vijojnë rënien e lirë, duke koleksionuar disfata të njëpasnjëshme si në kampionat ashtu edhe në eventin mbarëkombëtar. Për sa i përket takimit, Teuta u tregua më lart në të gjithë komponentët e lojës, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Aq sa në fund trajneri Lazimi, duke parë shkëputjen deri në +40 pikë, aktivizoi lojtarët e stolit, duke e kthyer si një seancë stërvitore. Tamas Bruce, me 19 pikë, 10 kërcime dhe 4 asistime, ishte lojtari më efikas në radhët e bregdetarëve. Ndërkohë për Vllazninë, 19 pikët, 3 kërcime dhe 5 asistimet e Robert Shestanit mbetën sa për vlerë statistikore.

VLLAZNIA

YLLI-PRIZRENI – Kampionët në fuqi të Ligës Unike vijojnë marshimin edhe në këtë edicion, duke mos e lëshuar kreun e tabelës. Në takimin e djeshëm Golden Eagle Ylli likuidoi Prizrenin me rezultatin 69-52 (11-10, 20-11, 15-20, 23-11). Vendësit e bënë diferencën në periodën e fundit, ku dhe krijuan

YLLI

shkëputjen decizive, për të vulosur suksesin. Te Golden Eagle Ylli shkëlqyen Sirko me 16 pikë, 14 kërcime dhe 7 asistime, si dhe Kastrati me 18 pikë e 8 kërcime. Për Prizrenin spikati Koljeviq, autor i 14 pikëve, 5 kërcimeve dhe 5 asistimeve.

KAMZA-TIRANA – Ishte edhe takimi mbyllës i javës, i zhvilluar mbrëmjen e djeshme në “Dhimitraq Goga”. Pa diskutim që kjo rezultoi edhe përballja më e fortë e javës, teksa të dyja skuadrat luftuan dhëmb për dhëmb deri në sekondën e fundit. Suksesi u buzëqeshi bardhebluve të Erkand Karajit, të cilët triumfuan 102-104 (24-25, 27-27, 31-19, 20-33). Vendimtare rezultoi perioda e katërt, në të cilën Tirana rikuperoi 11 pikë dizavantazh për të marrë fitoren e merituar. Ndërkohë Kamza vuajti mungesën e stolit, pasi titullarëve filluan t’u binin “bateritë”, ndërsa bankina nuk regjistroi asnjë pikë këtë takim. Me 35 pikë, 9 kërcime dhe 6 asistime, Julian Hamati vijon sezonin e tij të shkëlqyer tek Tirana Neptun. Ndërkohë për Kamzës më i miri ishte Niko Thano, autor i 29 pikëve dhe 9 kërcimeve.

KAMZA

RENDITJA

RENDITJA YLLI

A.Lleshaj/R.Gjini-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"