Xhaka në “fije të perit”, shqiptari ikën nga Arsenali vetëm me një kusht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 31, 2019 | 14:43

Xhaka në “fije të perit”, shqiptari ikën nga Arsenali vetëm me një kusht

Granit Xhaka mund të largohet nga Arsenali vetëm nëse jep aprovimin trajneri i ri i “Topçinjve” Mikel Arteta .

arteta-xhaka-261219

Mediat angleze shkruajnë se Herta e Berlinit ka pranuar në parimin variantin e huazimit të 27-vjeçarit plus të drejtën e blerjes në fund të sezonit për shifrën e 30 milionë eurove.

Klubi gjerman ka në plan të përforcojë skuadrën e tij e me emra të njohur të futbollit si: Julian Draksler dhe Mario Gëtze. Por, Arteta mund të bllokojë kalimin e Xhakës në Gjermani duke parë alternativat e pakta që ka në qendrën e mesfushës së “Topçinjve”.

Megjithëse spanjolli e ka shprehur hapur admirimin për futbollistin e Zvicrës, atmosfera në klubin londinez karshi Xhakës nuk është miqësore duke krijuar mundësinë që ai të kthehet në Gjermani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"