Vora dinjitoze edhe në miqësore, ndal skuadrën e Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2023 | 22:20

Vora dinjitoze edhe në miqësore, ndal skuadrën e Superiores

U luajt ditën e sotme dueli miqësor mes Laçit dhe Vorës, i cili nuk prodhoi fitues. Kurbinasit e Bejzades, nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 ndaj ekipit të Mërgjyshit që militon në Kategorinë e Parë.  

VORA

Gjoni kaloi i pari në avantazh vorakët në minutën e 42-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 për Vorën, ndërkohë që në minutën e 60-të, Ujka vendosi baraspeshën nga pika e bardhë e penalltisë.  

Për sa i përket kampionatit, Laçi do të përballet me Teutën në javën e tretë, ndërsa Vora do të jetë mysafire në Elbasan.  

Laçi-Vora 1-1 

Golat: Ujka 60’ (11-m) / Gjoni 42’ 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"