VOLEJBOLL MESHKUJ/ Kupa e Shqipërisë, Tirana dhe Erzeni e nisin me triumfe të pastra (REZULTATET DHE RENDITJA)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2022 | 13:49

VOLEJBOLL MESHKUJ/ Kupa e Shqipërisë, Tirana dhe Erzeni e nisin me triumfe të pastra (REZULTATET DHE RENDITJA)

Kupa e Shqipërisë në volejboll për meshkuj ka mbyllur ndeshjet e ditës së parë me dy përballje të zhvilluara të shtunën.

tirana volej

Në Grupin A, Tirana mori një fitore të pastër në shtëpi, teksa mposhti Elbasanin me rezultatin 3-0, sfidë që zgjati 60 minuta.

Ashtu sikurse pritej, bardheblutë e Arben Sakos u shfaqën dominues në “Farie Hoti”, duke triumfuar bindshëm në të tria setet, përkatësisht në shifrat 25- 18, 25-16, 25-14, për ta nisur me këmbë të mbarë mbrojtjen e trofeut.

Në këtë grup, të premten Vllaznia mundi Skënderbeun 3-2. Ndërkohë në Grupin B, Erzeni nuk fali në shtëpi, teksa kaloi gjithashtu me rezultatin e pastër 3-0 Teutën.

Diferencat në parket ishin të mëdha, me shijakasit që i fituan setet përkatësisht në shifrat 25-19, 25-15 dhe 25-13, duke e vulosur fitoren për 60 minuta.

Në këtë grup, të premten Partizani fitoi derbin përballë Studentit me rezultatin 3-1, sukses që erdhi me përmbysje për skuadrën e Ylli Tomorrit.

Kujtojmë se vendi i parë dhe i dytë i secilit grup siguron kualifikimin për në fazën gjysmëfinale të kompeticionit.

VO (1)

VOL (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"