VOLEJBOLL/ Kupa Pavarësia, sot gjysmëfinalet për femra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2023 | 14:28

VOLEJBOLL/ Kupa Pavarësia, sot gjysmëfinalet për femra

Me ndeshjet gjysmëfinale të femrave do të hapet sot Kupa e Pavarësisë në volejboll, aktivitet i përbashkët dhe i përvitshëm ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në volejboll.

partizani femra volej

Ky edicion do të mbahet në Prishtinë, nga dita e sotme deri më 26 nëntor, me rastin e 111 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Në radhët e femrave, ekipet pjesëmarrëse janë Skënderbeu dhe Partizani nga Shqipëria, Prishtina 75 dhe Drita nga Kosova, ndërsa gjysmëfinalet që do të luhen sot janë Skënderbeu-Prishtina në orën 17:00 dhe Drita-Partizani në orën 20:00. Për sa u përket meshkujve, në këtë edicion do të konkurrojnë Partizani dhe Erzeni nga Shqipëria, Ferizaj dhe Peja nga Kosova.

Takimet gjysmëfinale te meshkujt do të luhen të shtunën, teksa në orën 15:00 Partizani do të përballet me Ferizajn, ndërsa në orën 18:00 do të matin forcat Peja dhe Erzeni. Për sa u përket finaleve, si te femrat gjithashtu edhe te meshkujt, sfidat do të luhen të dielën.

10PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"