VOLEJBOLL/ Kapitenia analizon sezonin e korçareve, Bego: Krenare për Skënderbeun, viti meriton notën 9

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 27, 2023 | 14:19

VOLEJBOLL/ Kapitenia analizon sezonin e korçareve, Bego: Krenare për Skënderbeun, viti meriton notën 9

Skënderbeu i volejbol lit të femrave ka pa sur një rritje të jashtëzakonshme gjatë viteve të fundit, duke qenë një skuadër protagoniste kryesore në sportin e rrjetës në Shqipëri dhe në eventet mbarëkombëtare. Ndonëse nuk mundën që të konfirmoheshin kampione, 2023-shi i korçareve ishte një vit tepër pozitiv, pasi vajzat e Orlando Kojës ngritën lart 3 trofe, Kupën e Shqipërisë, Kupën e FSHV-së si dhe për herë të dytë radhazi, Ligën “Gjergj Kastrioti”.

V3

Në një ekip me disa lojtare cilësore të huaja, te Skënderbeu nuk mungon as kualiteti i volejbollistëve vendëse, teksa një prej pikave më të forta të skuadrës është kapitenia Elena Bego, lidere brenda dhe jashtë parketit për ekipin. Tashmë në fund-vit është edhe kohë bilancesh, ndërsa Bego rrëfen për “Panorama Sport” 2023-shin e skuadrës korçare. Bego analizon ecurinë e ekipit, teksa tregon edhe objektivat. Volejbollistja zbulon momentet më të bukura dhe ato më të vështira të vitit, ndërsa flet gjithashtu edhe për ekipet rivale si dhe për publikun e zjarrtë korçarë që mbush rregullisht shkallët e pallatit të sportit “Tamara Nikolla”.

Elena, kemi një Skënderbe që është kthyer në kryefjalën e volejbollit shqiptar në këto vite. Si ju bën të ndiheni ky fakt?

Ajo që ndiej është vetëm krenari. Kjo është fjala që mund ta përshkruajë atë që vërtetë ndiej.

Mbyllët një fazë të parë si kryesuese, ndërsa keni shkëlqyer edhe në Kupë si dhe në aktivitetet mbarëkombëtare. Si do ta komentoni këtë pjesë të parë të sezonit?

Do thosha që jemi në një rrugë të mirë për të arritur objektivat tona, të cilat janë fitimi i të gjitha kupave që kanë mbetur për këtë sezon sportiv.

Cili ka qenë momenti më i bukur gjatë këtij viti për ju dhe skuadrën?

Momentet më të bukura padyshim që kanë qenë kur ngritëm kupat në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”. Besoj që ishte një ndjesi shumë e bukur jo vetëm për ne lojtaret, por gjithashtu edhe për tifozët dhe sportdashësit e Korçës, të cilat kanë qenë gjithnjë pranë volejbollit.

Po ai më i vështiri?

Për sa i përket momentin më të vështirë, mendoj që ka qenë kur humbëm kampionatin. Në finale dëmtimet e shumta nuk na lejuan që të kishim paraqitjen e duhur dhe të jepnim më të mirën tonë.

V1

Si është të jeni kapitene e Skënderbeut?

Është një emocion dhe ndjesi që e kam ëndërruar që prej fëmijërisë, që në kohën kur kam bërë hapat e parë në sportin e volejbollit, ndërsa tashmë është realitet për mua.

Në Korçë duket se jetohet me volejbollin, si është të luani në një pallat sporti të mbushur me mijëra tifozë?

Është vërtetë një ndjesi shumë e bukur dhe do të thosha që tifozët për Skënderbeun janë “lojtarja e shtatë” në fushë. Na japin shumë forcë dhe jemi munduar t’ua shpërblejmë me rezultate në parket.

Një opinion për rivalet tuaja. Cilën skuadër shikoni më të rrezikshme, Partizanin apo Tiranën?

Nuk mund të bëjmë dallime mes këtyre ekipeve, pasi si Partizani gjithashtu edhe Tirana, janë vërtetë në një nivel shumë të mirë. Janë dy skuadra që kanë në gjirin e tyre lojtare me nivel të lartë.

Çfarë note do i vendosni Skënderbeut të vitit 2023 dhe çfarë prisni nga viti 2024?

Për sa i përket vitit 2023 mendoj që t’i vendos notën 9. Ndërsa nga viti i ardhshëm, padyshim që presim që të jemi perfekte dhe të dominojmë në të gjitha kompeticionet ku do të konkurrojmë.

V2

ARTIN LLESHAJ- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"