Vlonjatët në heshtje për shtyp, me shumë gjasa starton ekipi anti-Lushnja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2018 | 15:37

Vlonjatët në heshtje për shtyp, me shumë gjasa starton ekipi anti-Lushnja

Flamurtari mbylli dje përgatitjet për ndeshjen me Skënderbeun që luhet sot për Kupën e Shqipërisë. Kuqezinjtë zhvilluan të gjitha përgatitjet e nevojshme, ku skuadra ka marrë krahas këshillave edhe orientimet taktike, si duhet të sillet në këtë ndeshje kthimi përballë ekipit korçar.
flamurtari
Gjithçka është kaluar në heshtje, ndërsa trajneri Shpëtim Duro nuk doli në konferencën për shtyp, duke respektuar heshtjen e shtypit. Bushiç dhe Kamara do të vijojnë të mungojnë për shkak të dëmtimeve, ndërsa Alvesh do të jetë plotësisht i gatshëm. Gjasat janë që sot të kemi në fushë formacionin fitues në ndeshjen me Lushnjën, por me ndonjë ndryshim të vogël

flamurtari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"