“Vllaznia ‘shkeli të drejtat e njeriut’ ndaj Tiranës”, Sinemati: Shkodranët do ta kishin fituar kampionatin nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2022 | 21:04

“Vllaznia ‘shkeli të drejtat e njeriut’ ndaj Tiranës”, Sinemati: Shkodranët do ta kishin fituar kampionatin nëse…

Vllaznia e dominoi totalisht Tiranën, në sfidën e ditës së shtunë, të vlefshme për javën e 16-të të Kategorisë Superiore, por shkodranët e Brdariç, pavarësisht superioritetit të shfaqur në fushën e blertë nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola në “Air Albania”.

Sinemati

Loja e bukur e kuqebluve, u vlerësua maksimalisht edhe nga opinionisti i njohur sportiv, Gëzim Sinemati, i cili nga studio e “Procesit Sportiv”, foli për duelin mes Tiranës dhe Vllaznisë, duke u shprehur se në fushë luajti vetëm ekipi shkodran. Madje sipas Sinematit, në këtë përballje u shkelën të drejtat e njeriut.

“Diferenca në fushë në ndeshjen mes Tiranës dhe Vllaznisë ishte kaq e madhe në favor të skuadrës shkodrane saqë mund të themi se “u shkelën të drejtat e njeriut”. Në fushë luajti vetëm Vllaznia, ndërsa Tirana nuk luajti fare.

Në këtë ndeshje, vërtetë që nuk kuptohej dot se pse ky ekip (Tirana) kryeson kampionatin. Nëse nuk do te ishim dhënë kaq shume mbas pikëve, besoj se situata do te kishte qene ndryshe.

Nëse kampionati do te matej me lojë, Vllaznia do ta kishte fituar këtë kampionat. Madje, do ta kishte fituar edhe vjet edhe sivjet dhe është në pararojë të futbollit të bukur. Luan bukur dhe nuk e di si mund të thuhet në analizën e kësaj ndeshje, se kemi marrë pikë.

sinemati

Tirana me lojën që ka zhvilluar në këtë takim, e ka humbur atë dhe kurrsesi nuk duhet te gëzohet me piken e marre. Sa për  Vllazninë, duhet të mblidhen ata në Federatë e ta vendosin nëse është gati Vllaznia për ta marre titullin apo jo”, u shpreh Sinemati.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"