Vllaznia-Laçi/ Jonuz i papërmbajtshëm, tifozët “lumë” shishesh ndaj gjyqtarit. Ja çfarë (nuk) u pa në TV

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 20:27

Vllaznia-Laçi/ Jonuz i papërmbajtshëm, tifozët “lumë” shishesh ndaj gjyqtarit. Ja çfarë (nuk) u pa në TV

-Vllaznia-Laçi nuk prodhoi gola e as fitues, por shumë tension. Mirsad Jonuz ka qenë i papërmbajtshëm nga pankina, aq sa Kridens Metës iu desh jo vetëm ta këshillonte, por edhe ta ndëshkonte me të verdhë. Nervat nuk munguan as në fushë, kur Gligorov godet me kokë Xhixhën. Tifozët e humbën gjithashtu qetësinë, ndërsa tri shishe plastike vërshuan ndaj gjyqtarit kryesor.

bandicam 2020-01-25 18-23-48-393

– “Loro Boriçi” vazhdon të mos mbushet. Edhe pse u luajt të shtunën dhe në orar të përshtatshëm, ishin vetëm 650 të pranishëm. Shumë pak për një qytet si Shkodra.

– Vllaznia-Laçi është zhvilluar në shi. Për asnjë moment nuk u ndalën reshjet, aq sa klubi mendoi që pjesa dërrmuese e tifozëve të vendoseshin në tribunat qendrore, të cilat janë të mbuluara.

– Tifozët donin patjetër fitore dhe golin e prisnin nga Hygor Guimaraesh. Para se të niste takimi, ata i kërkuan që “t’ia mbushte shejtani” ashtu si ndaj Flamurtarit. Një lloj kundërpërgjigjeje për deklaratën e famshme të ish-trajnerit Armando Cungu.

– Portierët si “policë”. Alen Sherri dhe Dimitri Stazhilla, veshur me uniforma fosforeshente dje, që dallonin vetëm nga nuancat e së verdhës dhe jeshiles. – Ishte minuta e 23-të kur një vendim i Kridens Metës solli replikën e parë të Mirsad Jonuzit.

– Me shiun që nuk pushonte, të dy trajnerët nuk u ulën për asnjë moment në pankinë gjatë 45 minutave të para. Kërkesat ishin të vazhdueshme. – Nuk bindi në lojë, megjithatë tifozët e Vllaznisë nuk i kursejnë duartrokitjet për Simeon Hristovin.

– Ishte e 73-ta minutë kur Eugen Sidorenko debuton me Vllazninë. Pa kaluar tri minuta, për pak sa nuk shënoi. Për 21 minuta që qëndroi në fushë, duhet thënë se paraqitja e moldavit ishte e kënaqshme.

bandicam 2020-01-25 18-39-01-163

– Topin nuk e kapi dot, e megjithatë vetë përfundoi në portë. Në të 58- ën minutë, Renato Malota ka përfunduar vetë brenda rrjetës. Madje, iu deshën pak sekonda që të largonte këmbën, pasi ngeci.

– Një top i dalë apo jo jashtë vijës anësore prej Laçit acaron Mirsad Jonuzin në të 50-ën. Kryesori detyrohet që të afrohet dhe ta këshillojë. – Një penallti e pretenduar në të 60-ën prej Vllaznisë irritoi tifozët. Që të gjithë u çuan në këmbë për të reklamuar vendimin e gjyqtarit për të mos e akorduar.

– Pas 4 minutash (në të 64-tën) situata kalon masën. Teksa Mirsad Jonuz kërkonte që të mos vonohej loja, arbitri i afrohet që t’i tregojë të verdhin. Kjo gjë sjell edhe acarimin e tifozëve, që hedhin tri shishe në drejtim të Metës. Për të mos e agravuar më gjendjen, i gjithë stoli mundohet që t’i qetësojë të pranishmit, madje trajneri shihet teksa u lutet që të ndalojnë.

– Në të 77-ën tensioni precipiton në fushë, aty ku Xhixha me Gligorovin përplasen për një top. Rivënia anësore i takonte Laçit dhe sulmuesi mundohet që t’ia marrë sferën kundërshtarit, aty për aty maqedonasi e godet me kokë dhe për rrjedhojë merr të verdhë.

– Mirsad Jonuz nuk dinte të ndalte, ndërsa në të 82-tën diçka i thotë Turkajt, teksa ky i fundit do të kryente një rivënie. – Vërshëllima e trefishtë sjell një përqafim mes Cungut dhe Jonuzit, megjithatë ky i fundit i shkëputet direkt për të kontestuar arbitrat që po afroheshin. Maqedonasit nuk i kishte ikur inati për të paktën një penallti të padhënë.

– Hygor e Adili kishin tifozë special në stadium. Familjarët e tyre ndoqën nga afër ndeshjen. – Vllaznia fitoi ndaj Flamurtarit pas 4 muajsh mungesë në “Loro Boriçi” (e luajtur të mërkurën në orën 14:00), por tersin e ndeshjeve me drita nuk e ka kaluar.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"