Vllaznia është skuadër pa “karburant”, kuqeblutë të lodhur javët e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2024 | 21:48

Vllaznia është skuadër pa “karburant”, kuqeblutë të lodhur javët e fundit

Gjatë tri ndeshjeve të fundit, ku gjërat nuk kanë shkuar si duhet për Vllaznia, siç tregojnë qartë edhe rezultatet, është vënë re se kjo skuadër ka qenë disi e lodhur.

vllaznia

 

 

Trajneri Qatip Osmani pak ditë më parë pohoi se nuk ka asnjë problem fizik për futbollistët e tij, por lodhja është evidente. Kuqeblutë janë dukur një skuadër pa “karburant”, sidomos në ndeshjet e kampionatit, ku kanë shfaqur shenja lodhjeje përballë kundërshtarëve si Kukësi dhe Erzeni.

Ndoshta Vllaznia është një skuadër e limituar dhe fakti që luajnë thuajse gjithnjë të njëjtët titullarë ka bërë që ata të konsumohen disi në këtë pikë të kampionatit. Kur ka ndonjë mungesa, bëhet edhe më e vështirë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"