Vllaznia është “mbretëresha e merkatos” me 16 afrime, shikoni se si ka ndryshuar e gjithë Superiorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2020 | 18:40

Vllaznia është “mbretëresha e merkatos” me 16 afrime, shikoni se si ka ndryshuar e gjithë Superiorja

Pavarësisht dëmit financiar që shkaktoi pandemia duke ndërprerë aktivitetet sportive për disa muaj dhe bojkotit të sezonit të ri, klubet e Kategorisë Superiore nuk kanë ndalur hyrje-daljet gjatë këtij afati kalimtar veror.
VLLAZNIAAA
Karakteristikë e përhershme e kampionatit shqiptar janë “skarcimet” në masë, por dhe prurjet e shumta. Binjakëzimi me Rijekën i ka dhënë mundësinë Vllaznisë të kryejë plot 16 afrime gjatë kësaj vere. Ditën e sotme, Fjoart Jonuzi regjistroi shifrën e 16-të të importit në klubin shkodran. Ndryshimet rrënjësore në skuadër duan t’u japin besim kuqebluve se 2020-2021 do të jetë krejtësisht ndryshe nga edicioni që lamë pas.
karabeci
Vend të veçantë zë dhe Teuta e cila ka afruar lojtarë me peshë në Kategorinë Superiore. Blerim Krasniqi, Erando Karabeci dhe Asion Daja janë 3 goditjet e mëdha të durrsakëve gjatë kësaj vere. Pas një sezoni për t’u duartrokitur, ekipi i Edi Martinit është gati të synojë për më tepër në sezonin e ri.
visar bekajjjj
Nuk ka mbetur pas në merkato as kampionët në fuqi të Tiranës duke shtuar në radhët e bardhebluve 11 lojtarë. Blerja e portierit Visar Bekaj konsiderohet si zgjidhje për të ardhmen duke parë moshën madhore të veteranit Ilion Lika.
Telushi Kukesi
Transformim të madh ka pësuar dhe Kukësi, i cili këtë sezon do të jetë në urdhërat e Skënder Gegës. Edhe pse verilindorët nuk do të kenë në skuadër lojtarë të spikatur ri Shkurtaj, Abazaj, Rroca dhe Musolli, drejtuesit kanë siguruar 11 futbollistë, ku njëri prej goditjeve më të rëndësishme është Bruno Telushi, të cilin Partizani nuk e llogariti më.
Daja2
Ndryshe nga rivalët e tjerë, Partizani është detyruar të “peshkojë” në ujërat e tij. Bllokimi i merkatos nga KAS-i për shkak të transferimit të Eraldo Çinarit në vitin 2018, e kanë detyruar klubin dhe teknikun e ri Ilir Daja të bazohet te rikthimet e lojtarëve të huazuar dhe te skuadrat zinxhir.
Skenderbeu Ahmataj
Megjithë vendimin refuzues të Gjykatës Federale, Skënderbeu ka punuar me kujdes për të ndërtuar ekipin e sezonit të ri. Skuadrës korçare i është shkëputur thuajse i gjithë boshti (Koliçi, Dita, Imami, Daja, etj). Por, i vendosur në kushte ekstremisht të vështira, presidenti Takaj dhe trajneri Ahmataj kanë vendosur ta kthejnë Skënderbeun në “trampolinë” të talenteve. Por, ekipit të ri i janë shtuar dhe futbollistë me përvojë si Ditmar Bicaj dhe Harallamb Qaqi. Skënderbeu mundi të mbushte arkën duke shitur te Varazhdini në Kroaci Agon Elezin dhe Jorgo Pëllumbin.
Laci
Edhe Laçi nuk mbetet pas në merkato. Kurbinasit kanë siguruar elementë me rëndësi për edicionin e ri. Alen Sherri, Renato Malota, Mentor Mazrekaj priten të një peshë të konsiderueshme te Laçi i Armando Cungut.

Por pas pandemisë, Kategoria Superiore është detyruar të “frenojë” pas bojkotit të kampionatit nga presidentët e klubeve për mosplotësimin e kushteve ligjore dhe ekonomike të tregut të futbollit tonë. Tani zgjidhja përfundimtare qëndron në selinë e Kryeministrisë.

Më poshtë ju paraqesim të gjitha lëvizjet në merkato të 10 skuadrave të Kategorisë Superiore:

111111111111111111

222222222222222

44444444444444

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"