Vjen suksesi i parë shqiptar, Olsian Veliaj fiton etapën e tretë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2021 | 0:22

Vjen suksesi i parë shqiptar, Olsian Veliaj fiton etapën e tretë

Turi i 78-të i Shqipërisë ka zhvilluar ditën e djeshme etapën e tretë me itinerar ElbasanBelsh-Kozare-Lushnjë-Vlorë (138 km). Ndryshe nga dy ditët e para, më në fund vjen edhe suksesi i parë shqiptar në eventin e çiklizmit që po mbahet në vendin tonë.

Olsian Velia

Falë një paraqitjeje të shkëlqyer, ishte Olsian Veliaj i skuadrës së Tiranës, ai që triumfoi në këtë etapë. Veliaj e ndali kronometrin në kohën 3 orë 22 minuta dhe 20 sekonda, duke mposhtur në sprintin final çiklistët e skuadrës serbe Novi Pazar, Admir Kolasinaç dhe Rejhan Aliçkoviç.

Një garë që u karakterizua nga terreni i vështirë, ndërsa pati edhe disa rrëzime të çiklistëve, por fatmirësisht pa pasoja. Në zonën e Belshit i krijuar edhe shkëputja e parë nga 11 çiklistë, ku mes tyre ishin Velija dhe Marolino Hoxha i Apolonisë.

Ndërsa, në etapën e tretë u regjistrua edhe mesatarja më e lartë e shpejtësisë (41 km/h), në këto tri ditë të para të aktivitetit. Ndërkohë, për sa i përket renditjes së përgjithshme, fanella e verdhë e liderit vijon të mbahet nga Dushan Veselinoviç (Velo-M Termalift), me kohë totale 11:28:32.

TURI I 78

I ndjekur nga Glen van Nuffelen (Asfra Belgjikë) me kohë 11:28:38. Sot do të zhvillohet etapa e katërt dhe e parafundit, Vlorë-Përmet. Theksojmë që Turi i 78-të, event i organizuar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit po shkon mjaft mirë, e për këtë FSHÇ falënderon edhe policinë e shtetit, e cila si gjithnjë ka patur një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"