Vjen oferta e parë për Ançelotin, kontratë 3-vjeçare dhe 15 milionë euro në sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2017 | 10:05

Vjen oferta e parë për Ançelotin, kontratë 3-vjeçare dhe 15 milionë euro në sezon

Pasditen e së premtes, Karlo Ançeloti shkoi të takohej për herë të fundit me lojtarët, përfshirë edhe ata që e tradhtuan. Pas pak javësh do të shkojë me pushime në Kanada së bashku me gruan, Marian, në shtëpinë e familjes atje.

anceloti

Por, përpara se të nisë pushimet, ish-trajneri i Bajernit do të përmbushë një mision me simbolik për paqen, kur të hënën e presin në Jerusalem, ku do të stërvisë fëmijët myslimanë, të krishterë dhe hebrenj.

Ndërsa të premten, do të jetë në Torino për të marrë një çmim për librin e tij të fundit “Drejtuesi i qetë”. Nuk do të bjerë në tundim dhe nuk do të shkojë të ndjekë Itali-Maqedoni, shkruajnë mediat italiane.

ancelotti

OFERTA NGA KINA – Shumë është përfolur për të ardhmen e trajnerit italian dhe klubet e interesuara për shërbimet e tij kanë bërë edhe hapat e parë për ta joshur që të ulet në stolin e tyre. Kinezët e Guanzhu Evergrandes janë gati që t’i ofrojnë një kontratë 3-vjeçare prej 15 milionë eurosh në sezon.

Guanzhu

Një marrëveshje e tillë ka edhe vetë bekimin e trajnerit aktual, Felipe Skolarit, kontrata e të cilit me Guanzhunë skadon në 30 nëntor. Në konferencën e fundit për shtyp, trajneri brazilian i këshillon Ançelotit që ta marrë në konsideratë drejtimin e këtij klubi: “Nëse Ançelotit i ofrohet mundësia për të ardhur te Guanzhu, ai duhet ta konsiderojë atë.

Anceloti

Evergrande është një klub fantastik, me një mjedis të shkëlqyer pune. Por jo vetëm për Ançelotin. Evergrande është një destinacion fantastik për çdo trajner tjetër në botë. Kontrata ime skadon në 30 nëntor dhe unë do ta respektoj deri në fund. Në të njëjtën kohë do të bëj të pamundurën për të fituar sa më shumë trofe që të jetë e mundur”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"