VIDEO/ Një penallti në shtesë shtyn Skënderbeun drejt “Final Four”, Laçi zyrtarisht në “play-out”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2024 | 0:05

VIDEO/ Një penallti në shtesë shtyn Skënderbeun drejt “Final Four”, Laçi zyrtarisht në “play-out”

Skënderbeut i është dashur një penallti në minutat shtesë të ndeshjes për të siguruar një pikë të artë që e mban në vendin e katërt në renditje dhe me shanset më të mira për të shkuar në ”Final Four”.

WhatsApp Image 2024-05-08 at 3.59.23 PM

Në një ndeshje shumë të luftuar, ekipi i Gvozdenoviç dukej se po rrezikonte edhe kalimin në “Play out” pasi Laçi i shënoi gol me anë të Melos. Por në minutat e fundit të sfidës, Qato shkaktoi penallti me një prekje topi me dorë dhe Rashica nuk gaboi, duke i dhënë barazimin ekipit të tij.

Me këtë rezultat, Skënderbeu mban vendin e katërt, ndërsa Laçi është zyrtarisht në play-out për mbijetesën.

SKËNDERBEU-LAÇI 1-1
90’+7′ (p) Rashica / 79′ Melo

NGJARJET KRYESORE

90’+8’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.

90’+7’ GOOOL SKËNDERBEU! Rashica nuk gabon nga pika e bardhë dhe barazon shifrat. (VIDEO)

90’+5’ Penallti për Skënderbeun. Harkimi nga e djathta gjen prekjen me dorë të Qatos, ndërsa Jorgji nuk ka dyshime dhe bën shenjë nga pika e bardhë. (VIDEO)

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

90’ Pas një momenti kaosi në zonën e kurbinasve, korçarët kërkojnë penallti për prekje topi me dorë nga Barjamaj, por Jorgji lë lojën të vazhdojë.

79’ GOOOL LAÇI! Pas një aksioni të gjatë të kurbinasve, Rabiu nuk ia del të largojë sferën dhe Melo shfrytëzon mundësinë duke shënuar në portën e vendasve. (VIDEO)

68’ Manellari nga e djathta e sulmit shmang dy lojtarë dhe gjuan drejt shtyllës së dytë, por ndalet nga portieri Alia.

65’ Aksion individual i Rashicës nga e djathta, gjuajtja e tij ndalet vetëm nga traversa e portës së Dajsinanit. (VIDEO)

62’ Myrta hyn në fushë në vend të Ujkës në radhët e Laçit.

61’ Nikaj merr vendin e Likës në radhët e Skënderbeut.

56’ Xhantu nis një pasim drejt Rashicës në zonë, por është shumë i fortë dhe sulmuesi nuk ia del të përfitojë para Dajsinanit.

47’ Rashica nga e majta gjen hapësirën për të pasuar në qendër, por askush nuk arrin të devijojë topin.

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësime te miqtë, pasi Manellari dhe Tresa hyjnë në fushë në vend të Mjakit dhe Kryeziut.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me shifrat 0-0.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

42’ Provon edhe Rabiu me një goditje nga distanca, përsëri pa shënjestruar portën e Dajsinanit.

40’ Pas zhvillimit të një goditje dënimi për vendasit, topi shkon te Gërço i cili gjuan por nuk gjen portën e skuadrës kurbinase.

37’ Shumë pak raste për shënim, pasi skuadrat janë shumë të vëmendshme për të mos lejuar kundërshtarët të krijojnë raste më shumë se sa të ndërtojnë aksione dhe loja ndalet shpesh nga faullet.

26’ Qato gjithashtu mundohet të befasojë Alian me një gjuajtje të fortë, portieri është në pozicion.

22’ Melo mundohet të gjejë golin me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës. Alia shpëton portën me grushtimin e tij. (VIDEO)

18’ Ujka tenton me një goditje dënimi që kalon murin, por ndalet nga portieri Alia. (VIDEO)

16’ Dumfur ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje ndaj Sobouejll.

6’ Harkim i Liços nga e djathta në zonë, Xhantu nuk ul mirë topin dhe mbrojtja kurbinase largon rrezikun.

1’ Nis ndeshja në stadiumin “Skënderbeu”.

FORMACIONET ZYRTARE

SKËNDERBEU: Alia, Vangjeli, Prençi, Rabiu, Gerço, Dumfur, Janaqi, Lika, Liço, Rashica, Xhantu
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

LAÇI: Dajsinani, Mjaki, Dajko, Da Silva, Prodani, Kurti, Qato, Kryeziu, Melo, Ujka, Sobuejll.
Trajner: Armando Cungu

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"