“Vizitorë” në stërvitje e Partizanit, një sulmues pranë rikthimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2024 | 23:25

“Vizitorë” në stërvitje e Partizanit, një sulmues pranë rikthimit

Partizani vijoi dje përgatitjet për ndeshjen e radhës kundër Laçit, e programuar më 30 mars në orën 15:00 në qytetin kurbinas. Gjatë paradites, trajneri Shehi pati nën urdhra të gjithë lojtarët e gatshëm, përveç Ismailit, Prekës, Buxhelajt dhe Bintsukës, që janë grumbulluar me kombëtaret.

PARTIZANI STERVITJE

Sakaq, lajme të mira vijnë nga Mensah, i cili dje i është bashkuar grupit në stërvitje. Sakaq, të veçuar vijojnë të stërviten Mehmeti dhe Bytyçi, të cilët po rikuperohen nga dëmtimet. Alban Hoxha, që la në gjysmë duelin me Teutën, ka pësuar kontraktim muskulor dhe aktualisht po qëndron pushim.

Dje në stërvitjen e të kuqve kanë qenë të pranishëm kursantët e licencës “UEFA Pro”, pranë FSHF-së. Shehi u ka mbajtur një fjalim në formë leksioni para stërvitjes. Më pas ata kanë ndjekur stërvitjen nga tribuna.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"