Vizita e parë në rajon si president i UEFA-s, Çeferin zgjedh Kosovën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2017 | 19:25

Vizita e parë në rajon si president i UEFA-s, Çeferin zgjedh Kosovën

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin, do të vizitojë Kosovën më datë 17 gusht. Lajmin e bëri të ditur vetë Federata e Futbollit e Kosovës me anë të një njoftimi në faqen zyrtare në internet.

NYON, SWITZERLAND - OCTOBER 04: Football Federation of Kosovo (FFK) President Fadil Vokrri and UEFA President Aleksander Ceferin meet at the UEFA headquarters, The House of European Football on October 4, 2016 in Nyon, Switzerland. (Photo by Harold Cunningham - UEFA/UEFA via Getty Images)

Çeferin do të pritet nga presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, dhe bashkëpunëtorët e tij. Kjo do të jetë vizita e parë e sllovenit në rajon që pas zgjedhjes si president i UEFA-s.

Çeferin gjithashtu do të zhvillojë takime me krerët më të lartë të shtetit në Kosovë. Gjatë kësaj vizite pritet që të diskutohet për projekte të ndryshme që do të ndihmojnë zhvillimin e futbollit në Kosovë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"