Videoskandali Partizani-Kukësi, presidenti Gjici sqaron lidhjen me Çaushin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2017 | 15:46

Videoskandali Partizani-Kukësi, presidenti Gjici sqaron lidhjen me Çaushin

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, është distancuar menjëherë nga lidhja e tij me menaxherit Drini Çaushi, i cili përflitet se u ka ofruar ryshfet futbollistëve të Partizanit para ndeshjes direkte të dy skuadrave që luftojnë për kreun.

gjici

I kontaktuar nga “Sport News”, ai ka mohuar përfshirjen e tij në këtë çështje, ndërsa ka bërë të qartë se Çaushi nuk është i punësuar nga klubi dhe zyrtar i tij.

“S’kam fare lidhje me këto budallallëqe dhe ai Drini Çaushi nuk është fare menaxher tek Kukësi”, ishin fjalët e numrit 1 të klubit verilindor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"