VIDEOLAJM/ Maroku stërvitje me gjysmën e ekipit në Tiranë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2016 | 17:53

VIDEOLAJM/ Maroku stërvitje me gjysmën e ekipit në Tiranë

Dy ditë para ndeshjes ndaj Shqipërisë, skuadra e Marokut zbret në Tiranë për miqësoren e radhës.

Stervitja e skuadres marokene ne "Selman Stermasi"

Stervitja e skuadres marokene ne “Selman Stermasi”

Ekipi ka dalë sot pasdite në stërvitje në stadiumin “Selman Stërmasi”. Fillimisht stërvitjen e ka nisur kapiteni Benatia dhe më pas pjesa tjetër e lojtarëve e ndiqte atë me ushtrimet në fushë.

Gjatë seancës stërvitore mungonin 9 lojtarë, të ciliët kishin angazhime me skuadrat e tyre. Futbollistët pritet t’i bashkohen pjesës tjetër të grupit sot në mbrëmje.

Ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Marokut do të luhet mbrëmjen e së mërkurës në orën 20:30 në stadiumin “Loro Boriçi”, në Shkodër.

Pas kësaj ndeshjeje, trajneri De Biazi do të nisë fazën përgatitore me kuqezinjtë për takimin e parë ndaj Maqedonisë që do të luhet më datën 5 shtator – ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"