VIDEO/ “Zgjohet” Barcelona, katalanasit shfryjnë me “poker” ndaj Vijarealit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 0:06

VIDEO/ “Zgjohet” Barcelona, katalanasit shfryjnë me “poker” ndaj Vijarealit

Barcelona u rikthye te fitorja në kampionat, pas 2 barazimesh zhgënjyes, teksa mposhti Vijarealin me rezultatin 1-4 në transfertë.

Barca 1-4 ndaj Vijarealit

Autogoli i Torres, i dha epërsinë katalanasve në minutën e 13-të, ndërkohë që vendasit barazuan shifrat në të 14-tën me Morenon. Vetëm gjashtë minuta ka zgjatur baraspesha, pasi Luis Suarez në minutën e 20-të gjeti rrugën e rrjetës duke ngritur rezultatin në 1-2, teksa Grizman shënoi golin e tretë në minutën e 45-të, duke e dërguar skuadrën e Setien në avantazhin e 2 golave.

Barcelona nuk u mjaftua me këtë epërsi, pasi për të vulosur sfidën mendoi talenti Fati, i cili në minutën e 86-të, shënoi edhe golin e katërt për katalanasit.

Kur kanë mbetur edhe 4 javë nga fundi, diferenca mes Realit kryesues dhe Barcelonës është 4 pikë, teksa katalanasve iu duhet një mrekulli për të fituar kampionatin. Sfidën e radhës Reali do e luajë në shtëpi ndaj Espanjolit, ndërkohë që madrilenët presin Alaveshin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"