VIDEO/ Vllaznia rigjen fitoret, shkodranët e mbyllin vitin me 4 gola përballë Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2022 | 23:48

VIDEO/ Vllaznia rigjen fitoret, shkodranët e mbyllin vitin me 4 gola përballë Teutës

Vllaznia i ka dhënë fund krizës së rezultateve teksa ka gjetur tre pikët në ndeshjen e fundit të vitit 2022 duke mundur me shifrat 4-0 skuadrën e Teutës.

bandicam 2022-12-22 15-45-20-567

Shkodranët kishin tre ndeshje radhazi pa fitore, por edhe pa gjetur rrugën e rrjetës, por i kanë gjetur të gjitha në sfidën e sotme, duke iu bashkuar grupit të skuadrave që luftojnë për zonën  e Europës e jo vetëm.

Pavarësisht minutave të parë të mirë të Teutës, Vllaznia gjeti golin me aksionin e parë të rrezikshëm, duke shënuar me Hakajn, gjë që ia bëri më të thjeshtë ndeshjen. Mala më pas fitoi penallti dhe Kaina shënoi nga pika e bardhë duke vendosur nën trysni Teutën që nuk ia doli më të gjejë hapësira për të rrezikuar Zogoviç.

Një tjetër penallti e fituar nga Mala dhe e transformuar nga Hoxhaj, si dhe kartoni i kuq i Kotobellit, vulosën fatin e kësaj sfide. Në fund, Kaina plotësoi dygolëshin personal për të çuar shifrat në 4-0, duke i dhënë shkodranëve tre pikë të rëndësishme për klasifikimin, teksa kthejnë përsëri në fundin e renditjes skuadrën durrsake.

VLLAZNIA-TEUTA 4-0
20′ Hakaj, 37′ (p), 90′ Kaina, 72′ (p) Hoxhaj

KOMENTI LIVE

90’ Mbyllet ndeshja me fitoren 4-0 të Vllaznisë.

90’ GOOOL VLLAZNIA! Kaina shënon përsëri në portën e durrsakëve, këtë radhë pas një aksioni të gjatë të shkodranëve kur pas një gjuajtje të devijuar, ia del të çojë sferën në rrjetë.

88’ Gurishta provon të gjejë edhe ai golin me një gjuajtje nga jashtë zonës, Qirko kontrollon gjithçka.

88’ Beqja tenton me një roveshatë në zonën e shkodranëve, por shumë lehtë për të shqetësuar Zogoviç.

86’ Jonuzi i lë vendin në fushë H. Markut.

83’ Harkime nga krahët të Teutës, A. Marku mundohet të nise topin dy herë radhazi në zonë por gjen mbrojtësit shkodranë të cilët largojnë me lehtësi rrezikun.

76’ Karton i kuq për Kotobellin. Futbollisti i Teutës kërcen me këmbën lart dhe godet Alivodën, me Jorgjin që nuk heziton t’i tregojë menjëherë kartonin e kuq.

75’ Çoba merr vendin e Hoxhajt në fushën e lojës.

72’ GOOOL VLLAZNIA. Shënon Hoxhaj me penallti.

71’ Penallti për Vllazninë. Është Mala i cili niset në krahun e majtë dhe Çyrbja e pengon, Fillimisht Jorgji jep faull e pastaj sinjalizohet që ka ndodhur në zonën e rreptësisë, duke bërë shenjë nga pika e bardhë.

62’ Gjuajtje e fortë ballore e Jonuzit, Qirko grushton dhe largon topin. Aksioni vazhdon me disa harkime radhazi në zonën e Teutës, por në fund Kaina nuk ia del të kthejë topin drejt portës durrsake.

61’ Tjetër ndryshim në radhët e Teutës ku Çyrbja merr vendin e Karabecit.

54’ Të dy skuadrat nuk ngurrojnë të sulmojnë, por hapësirat janë të pakta për të tentuar portën e për të vënë në vështirësi dy portierët.

49’ Karabeci ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal Kainën në mënyrë të parregullt.

46’ Gruda merr vendin e Gjinollarit në fillimin e pjesës së dytë te Teuta.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 2-0 të Vllaznisë.  

45’ Jepet një minutë shtesë.

45’ Beqja ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Alivodës.

43’ Hakaj harkon nga e majta, Hoxhaj shkakton faull në tentativën për të shënuar përballë Qirkos duke u përplasur me portierin.

37’ GOOOL VLLAZNIA! Kaina shënon me penallti. 

36’ Penallti për skuadrën shkodrane. Mala futet në zonë nga e majta dhe Jazxhi ndërhyn nga mbrapa duke rrëzuar mesfushorin. Jorgji nuk ka dyshime dhe bën shenjë nga pika e bardhë.

34’ Mundësi e artë për Teutën që të barazojë shifrat! Marku harkon nga e djathta, L. Vila ul për Hebajn dhe ky i fundit gjuan me forcë, por kalon sferën shumë lart mbi traversë.

25’ Teuta përpiqet të reagojë duke sulmuar me më shumë forca por tashmë lejon hapësira të rrezikshme në prapavijë me shkodranët e orientuar që të kërkojnë vertikalizime të shpejta në lojën nga krahët.

20’ GOOOL VLLAZNIA! Hakaj çon topin në rrjetë pasi Qirko grushtoi një gjuajtje të parë të Hoxchajt.

19’ Hoxhaj shënon pas një aksioni të Kainës në të djathtë, por Jorgji kishte vërshëllyer për një faull të brazilianit ndaj Gjinollarit, mes protestave të shkodranëve.

18’ Tentativë e shkodranëve pas një harkimi nga e majta, Mala provon me një roveshatë por shënjestra është shumë e gabuar.

17’ Shfaqet më kërkuese në këto minuta Teuta e cila i afrohet zonës së shkodranëve por pa ia dalë të gjuajë më drejt katërkëndorit të Zogoviç.

13’ Goditje dënimi e Jonuzit nga e majta, topi devijohet nga Jazxhi mbi traversë.

10’ Edhe Gjinollari ndëshkohet me të verdhë pas një faulli ndaj Smajlit.

8’ Juriç ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj L. Vilës.

5’ Goditje këndi e Teutës, topi shkon te Hebaj i cili gjuan me kokë por Zogoviç grushton përsëri.

5’ Beqja krijon hapësirë në krahun e djathtë dhe nga jashtë zonës gjuan drejt portës, duke gjetur përgjigjen e Zogoviç.

3’ Goditje dënimi e Jonuzit nga e djathta, topi kalon pasqyrën e portës por askush nuk e devijon.

1’ Nis dueli në “Loro Boriçi” me 7 minuta vionesë pasi mungonte ambulanca në stadium.

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Zogoviç, Smajli, Gurishta, Juriç, Hakaj, Boshnjaku, Jonuzi, Alivoda, Hoxhaj, Mala, Kaina.
Trajner: Mirel Josa

TEUTA: Qirko, Kotobelli, Jazxhi, Kuros, Karabeci, E. Vila, Beqja, Marku, Gjinollari, L. Vila, Hebaj.
Trajner: Edi Martini

Gjyqtar: Enea Jorgji

dfsjkdljd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"