VIDEO/ Vllaznia bie në Danimarkë, eliminohet nga Champions-i me kokën lart

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2019 | 19:50

VIDEO/ Vllaznia bie në Danimarkë, eliminohet nga Champions-i me kokën lart

Vllaznia në futboll për femra, zhvilloi ditën e sotme edhe takimin e kthimit në Champions League, të vlefshëm për raundin e të 32-ave, pasi ishte kualifikuar më herët nga grupet.

vllaznia femra danimarke

Përballë danezeve të Fortuna Hjorring, skuadra shkodrane u mund ditën e sotme me shifrat 2-0, ku u shënua nga një gol për çdo pjesë.

Moler zhbllokoi shifrat që në minutën e 6-të, ndërkohë që vendaset ishin të qarta në lojën e tyre dhe dominuan thuajse të gjithë takimin. Në minutën e 87-të, për Fortunën u akordua edhe një penallti, të cilën e shënoi sërish e njëjta lojtare, Moler.

Edhe pas humbjes në ndeshjen e parë 0-1, tashmë Vllaznia eliminohet nga ky kompeticion, duke arritur historinë, e duke qenë klubi i parë shqiptar që shkon deri në këtë fazë të Champions League.

 

 

 

FT | Fortuna-Vllaznia 2-0

GOLAT: Moler 6′, pen. 87′ / 

 

FORMACIONET

FORTUNA: Dagerti, Andersen, K.Holmgard, Himle, S.Holmgard, Lundgard, Rask, Snerle, Moler, Nilsen, Fransi. Trajnere: Kerri En Kveton

VLLAZNIA: Etzel, Gjini, Suenson, Bajraktari, Prot, Dauzat, Franja, Eberhardi, Maliqi, Dojl, Doçi. Trajner: Nikolin Leka.

231

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"