VIDEO/ Vendos goli i Stërling, Siti mposht Arsenalin dhe rikthehet te fitorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2020 | 20:26

VIDEO/ Vendos goli i Stërling, Siti mposht Arsenalin dhe rikthehet te fitorja

Mançester Siti është rikthyer te fitorja, teksa ka mposhtur me rezultatin 1-0 Arsenalin.

ARSENAL SITI

Ishte një ndeshje shumë e bukur, me të dyja ekipet që kishin disa raste për shënim. Megjithatë e gjitha u vendos nga një gol i Rahim Stërling në minutën 23’, kur përfitoi pas një topi të mbetur në zonë, për ta dërguar në rrjetë.

Arsenali i Aretës u mundua të reagojë, por pa sukses pasi Siti ishte i kujdesshëm prapa. Me këtë fitore ekipi i Guardiolës shkon në kuotën e 7 pikëve, ndërkohë që ka një ndeshje më pak se kundërshtarët, ndërsa Arsenali mbetet në vendin e pestë me 9 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"