VIDEO/ Usain Bolt plotëson ëndrrën e tij, debuton sot në futbollin profesionist

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2018 | 17:33

VIDEO/ Usain Bolt plotëson ëndrrën e tij, debuton sot në futbollin profesionist

Usain Bolt e ka bërë debutimin e tij përpara 10 mijë tifozëve të skuadrës së Central Coast Mariners. Xhamjkani që e ka kaluar karrierën e tij atlet tashmë i është futur futbollit. Ai u inkuadrua në fushën e lojës në minutën e 71. Në lojën e Xhamjkanit ranë në sy disa shpërthime nga krahu i majtë.

410393_TS_31-08-18_2864536096_

Ndërkohë pas ndeshjes ai u shpreh: “Ishte një përvojë shumë e bukur. Tifozët më motivuan me duartrokitjet e tyre. Jam përmirësuar shumë fizikisht dhe nuk do të ndalem së punuari, derisa të përshtatem me lojën e futbollit, që më ka entuziazmuar dhe pëlqyer gjithmonë pa masë,”. – tha Bolt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"