VIDEO/ U mbyll “gojën” kritikëve, ish-sulmuesi i Interit dhuron spektakël me një supergol në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2022 | 14:24

VIDEO/ U mbyll “gojën” kritikëve, ish-sulmuesi i Interit dhuron spektakël me një supergol në Serinë A

Monza ka fituar me rezultatin 0-3 ndaj Sampdorias në transfertë, e vlefshme për javën e tetë të Serisë A italiane.

bandicam 2022-10-03 12-26-38-800

Golat për ekipin në pronësi të Silvio Berluskonit, u shënuan nga Mateo Pesina në minutën e 11′, Xhanluka Kaprari në minutën e 67′ dhe Stefano Sensit në minutën e 90+4′.

Goli që mori vëmendjen e të gjithëve, ishte i ish-sulmuesit të Interit, Xhanluka Kaprari, i cili ka realizuar në mënyrë fantastike.

29-vjeçari italian, ka goditur menjëherë në ajër topin e krosuar në zonë duke e dërguar në fundin e rrjetës dhe duke shtangur portierin e dorianëve, Auderon.

Ish-futbollisti që ka qenë në pronësinë e Interit, pasi shënoi golin, festoi me shenjën që nuk i dëgjon aspak kritikët në drejtim të tij.

Një gol që u bë menjëherë viral në rrjet.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"