VIDEO/ Triumf me “poker”, Vllaznia shfryn ndaj Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2019 | 18:01

VIDEO/ Triumf me “poker”, Vllaznia shfryn ndaj Skënderbeut

Vllaznia ka mposhtur me rezultatin 4-0 Skënderbeun në sfidën e vlefshme për javën e 6-të të Kategorisë Superiore. Dopieta e Gilman Ligës dhe golat e Zogajt dhe Hygort, i siguruan një fitore mjaft me vlera skuadrës së Jonuz!  

bandicam 2019-09-28 15-57-24-046

Një përballje që u dominua në pjesën më të madhe të lojës nga kuqeblutë, ndaj një Skënderbeu thuajse in-ekzistentë në fushë!  Sfidën e radhës Vllaznia do ta luajë në transfertë ndaj Kukësit, ndërkohë që Skënderbeu do të presë Luftëtarin.

bandicam 2019-09-28 17-30-46-550

 

FT| VLLAZNIA-SKËNDERBEU 4-0

Lika 41′ (p), 68′ (p), Zogaj 84′

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi!

90+4′ GOOOL VLLAZNIA 4-0/ Shkodranë shënojnë edhe golin e katërt me autor brazilianin Hygor! I cili pas harkimit të Likës, nuk ka falur, duke shënuar! 

90′ Akordohen 4 minuta shtesë!

84′ GOOOOL VLLAZNIA 3-0/ Shënon sulmuesi i sapofutur në lojë, Silvjo Zogaj! Fantastik talenti shkodran, të cilit i mjaftojnë vetem disa sekonda për të realizuar një gol mjaft të bukur! 

83′ Zëvendësim  i tretë te Vllaznia, largohet Shtubina, vendin e tij e zë Zogaj.

80′ Zëvendësim i dytë te Vllaznia, largohet Kruja në fushë Emerson!

76′ Edhe Vllaznia kryen zëvendësimin e parë, largohet Gligorov në fushën e lojës Ristevski.

71′ Zëvendësim i dytë te Skënderbeu, largohet Asion Daja në lojë Taipi.

68′ GOOOL VLLAZNIA 2-0/ Gilman Lika tregohet përsëri i saktë, duke realizuar golin e dytë nga pika e bardhë! 

67′ Tjetër penallti për Vllazninë! Ishte përsëri Turtulli ai që e shkakton, pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Ndriçim Shtubinës!

66′ Provon Dejvi Bregu, topi shkon mbi kuadrat! Drithërima në portën e Sherrit!

65′ Goditje dënimi për Skënderbeun në një pozicion tepër të favorshëm!

63′ Shans i artë për Vllazninë, për të realizuar golin e dytë.  Kruja i vetëm brenda zonës, lëviz bukur, por gabon në momentin e fundit, gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit.

60′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet nga fusha e lojës Muja, vendin e tij e zë Oto Xhon.

58′ Mundësi e mirë për Vllazninë për të shënuar golin e dytë, por nuk tregohet i saktë Hygor, i cili gjuan jashtë kuadratit.

50′ Skënderbeu pretendon për 11-metërsh pas rrëzimit të Dejvi Bregut brenda zonës, nuk është i këtij mendimi gjyqtari Bajramaj. Vlonjati ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

46′ Starton pjesa e dytë!

Përfundon pjesa e parë! 

45′ Akordohen 3 minuta shtesë!

41′ GOOOL VLLAZNIA 1-0/ Gilman Lika realizon nga pika e bardhë e penalltisë! 

40′ Penallti në favord të Vllaznisë! Pas ndërhyrjes së Turtullit ndaj Krujës! Nuk ka dyshime për gjyqtarin Bajramaj. Protestojnë futbollistët e Skënderbeut!

39′ Provon Arsid Kruja me një gjuajtje të rrezikshme! Topi grushtohet nga Enea Koliçi!

38′ Daja ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Shtubinës! Faull dhe karton i verdhë!

37′ Gurishta provon me kokë, topi shkon jashtë kuadratit.

33′ Tjetër karton i verdhë ndëshkohet Arbnor Muja për ndërhyrje të gabuar ndaj Likës.

32′ Aksion mjaft i bukur për Vllazninë, Gligorov del mjaft mirë nga e djathta, por gabon në momentin e fundit, duke ia dorëzuar topin Koliçit.

29′ Artim Pollozhani është i ndëshkuari i parë i sfidës për ndërhyrje të gabuar ndaj Shtubinës!

25′ Dejvi Bregu provon me një goditje drejt portës, por topi ndalet nga mbrojtësit!

20′ Krosime të vazhdueshme të futbollistëve të Vllaznisë nga krahu i djathtë, por të vendosur mirë lojtarët e Skënderbeut, të cilët largojnë rrezikun.

15′ Gilman Lika provon me një harkim nga e djathta, topi shkon në duart e Koliçit!

10′ Skuadrat qarkullojnë topin në mesfushë, mungojnë rastet e rrezikshme në portat kundërshtare.

7′ Aksion i rrezikshëm për Vllazninë, kroson Lika nga e djathta, por largon mjaft mirë me kokë Turtulli.

6′ Pas 4 minutave jashtë fushave, Gurishta rikthehet në lojë!

5′ Skënderbeu shtyp përpara në kërkim të golit, por pa rrezikuar konkretisht portën e Sherrit.

2′ Gurishta mbetet i dëmtuar, pas një përpasje me Krasniqin detyrohet të dalë jashtë fushës së lojës për disa minuta, për të marrë mjekimin.

1′ Ka startuar sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

VLLAZNIA: Sheri, Gligorov, Gurishta, Shehi, Marku, Krymi, Ramadani, Hygor, Lika, Kruja, Shtubina.

SKËNDERBEU: Koliçi, Vitija, Pollozhani, Turtulli, Meksi, Daja, Dita, Muja, Grishpshi, Bregu, Krasniqi.

 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"