VIDEO/ Tre gola dhe karton i kuq, Flamurtari mund rivalët për Superiore dhe shpëton pankinën e Çelës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2023 | 23:57

VIDEO/ Tre gola dhe karton i kuq, Flamurtari mund rivalët për Superiore dhe shpëton pankinën e Çelës

Flamurtari ka marrë fitoren e parë për këtë edicion. Vlonjatët mposhtën me rezultatin 2-1 Vorën në ndeshjen e vlefshme për javën e 4-të të Kategorisë së Parë.gd

Goli i parë u shënua nga Pjeshka në minutën e 27′ ndërsa në minutën e 45’+2′ Gaio u ndëshhkua me karton të kuq duke lënë me 10 lojtarë Vorën.

Në të 76′ Antoni Bej dyfishoi shifrat për Flamurtarin. Teksa dukej që sfida do të mbyllej kështu Prenga shënoi golin e vetëm për ekipin e Mërgjyshit.

Por goli i tij nuk mjaftoi dhe vlonjatët triumfuan në shtëpi duke shpëtuar edhe pankinën e Emiljano Çelës.

FLAMURTARI 2-1 VORA

27′ D. Pjeshka, 76′ Antoni Bej/ 88′ Prenga

GOLI I PRENGËS (VIDEO)

GOLI I ANTONI BEJ (VIDEO)

KARTONI I KUQ I GAIOS (VIDEO)

GOLI I PJESHKËS (VIDEO)

LARGIMI I VUCAJT ME BARRELË (VIDEO)+(VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

FLAMURTARI: Teqja, Hasa, Imami, Ramadani, Deliaj, D. Pjeshka, Vucaj, Berisha, Di Stefano, De Olivera, P. Pjeshka

Trajneri: Emiliano Çela

VORA: Ruçi, Ismaili, Dalipi, Gjoni,  Gaio, Meta, Tabaku,  Peralta, Qardaku, Raboshta, Avdiu

Trajner: Artan Mërgjyshi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"