Video / Trajneri 31-vjeçar debuton në Bundesligë duke mundur nënkampionët e Lajpcig

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2017 | 21:16

Video / Trajneri 31-vjeçar debuton në Bundesligë duke mundur nënkampionët e Lajpcig

Domeniko Tedesko ka treguar menjëherë se klubi i Shalkes nuk ka gabuar duke i besuar drejtimin e skuadrës në këtë sezon. Trajneri 31-vjeçar, më i riu në historinë e klubit të njohur gjerman, debutoi në Bundesligë me një fitore bindëse të skuadrës së tij përballë RB Lajpcig, nënkampionëve të sezonit të kaluar.

tedesko shalke

Bentaleb me penallti dhe Konoplianka i dhanë suksesin 2-0 Shalkes, ku trajneri i ri ka bërë ndryshime të mëdha, duke filluar që nga Benedikt Houedes, i cili nuk është më kapiten dhe nuk as pjesë e formacionit titullar.

Jashtë skuadrës dhe në shitje është edhe talenti Donis Avdijaj, i cili do të largohet nga klubi pasi trajneri ka vendosur se nuk do të mbajë një futbollist i cili nuk është përshtatur me rregullat që ka vendosur ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"