VIDEO/ Tjetër gol në kampionat, mesfushori i Kombëtares realizon “alla Panenka”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2019 | 19:44

VIDEO/ Tjetër gol në kampionat, mesfushori i Kombëtares realizon “alla Panenka”

Mesfushori i Kombëtares, Kristi Qose ka shënuar një tjetër gol në kampionatin sllovak me fanellën e Ruzhomberok.

Qose

23-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës në sfidën e sotme ndaj Miçalovçes, teksa ekipi i tij triumfoi me rezultatin e pastër 0-3. Ishte pikërisht Qose që në minutën e 31-të zhbllokoi sfidën me një gol “alla Pankenka”.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1, ndërkohë që në të dytë, Ruzhomberok realizoi edhe 2 herë të tjera. Goli i sotëm ishte i 7-ti në kampionat për mesfushorin shqiptar dhe i dyti radhazi, pasi kujtojmë që Qose realizoi edhe në sfidën e kaluar ndaj kryesuesve të Slovan Bratislavës.

Me triumfin e sotëm në transfertë skuadra e futbollistit 23-vjeçar blindoi vendin e 3-të, duke siguruar kështu kualifikuese e Ligës së Europës.

Goli i Kristi Qoses on Vidnews.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"