VIDEO/ Tjetër fitore për Mançester Junajtid, “Djajtë e Kuq” triumfojnë në miqësore me një gol nga… i padëshiruari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2023 | 17:28

VIDEO/ Tjetër fitore për Mançester Junajtid, “Djajtë e Kuq” triumfojnë në miqësore me një gol nga… i padëshiruari

Mançester Junajtid ka arritur të triumfojë në miqësore kundër Olimpik Lionit me rezultatin 1-0, me golin e shënuar nga Doni Van De Bek.

van de bek

Sfida nisi me një ritëm të ulët, ku pak raste u regjistruan në pjesën e parë, në të cilën u aktivizua dhe blerja e re, Mejsën Maunt.

Në pjesën e dytë, ishte “i padëshiruari” Doni Van De Bek, i cili tre minuta pasi u hodh në fushë gjeti rrjetën që i dha dhe fitoren “Djajve të Kuq”.

Ndeshja e radhës e Mançester Junajtid do të jetë përballë Arsenalit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"