VIDEO/ Teuta rikthehet te fitorja, mund me një gol Egnatian kryesuese dhe largohet nga zona “e ftohtë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2023 | 23:47

VIDEO/ Teuta rikthehet te fitorja, mund me një gol Egnatian kryesuese dhe largohet nga zona “e ftohtë”

Teuta është rikthyer te fitorja duke mundur me rezultatin 0-1 Egnatian kryesuese në Rrogozhinë, në sfidën e vlefshme për javën e shtatë të Superiores.

bandicam 2023-10-01 15-19-32-561

Sfida nisi e ekuilibruar, me të dyja skuadrat që kërkonin golin e avantazhit. Gjithsesi ai erdhi vetëm në minutën e 61’, me Filin që rrëmbeu bukur një top në zonë dhe me një predhë ndëshkoi Sherrin.

Më pas ishin rrogozhinasit ata që provuan të gjenin baraspeshën, por me Demën që ishte gati në çdo moment për t’i mohuar golin.

Kështu Teuta largohet momentalisht nga zona e ftohtë duke u ngjitur në vendin e shtatë me 8 pikë, ndërsa Egnatia vazhdon të qëndrojë në krye të renditjes me 13 pikë.

REZULTATI

EGNATIA 0-1 TEUTA

Fili 61′

NGJARJET KRYESORE

90+6′ Mbyllet sfida!

90+3′ Edi Martini ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

88′ Zëvendësim te Egnatia. Largohet Isgandarli dhe në vendin e tij futet Lemine.

87′ Spahiu godet nga distanca dhe Dema i mohon golin e sigurt me një superpritje.

82′ Zëvendësim te Teuta. Largohet Arifi dhe në vendin e tij futet Gjata.

81′ Mëllugja provon me një gjuajtje potente nga goditja e dënimit, por topi shkon mbi kuadrat. (VIDEO)

78′ Zëvendësim te Egnatia. Largohet Memolla dhe në vendin e tij futet Lila.

77′ Zëvendësim i dyfishtë te Egnatia. Largohen Fangaj dhe Zejnullai, në vendet e tyre futen Musta dhe Mëllugja.

76′ Gjumsi merr një top mjaft të mirë në zonë, por tentativa e tij ndalet nga Sherri.

73′ Zëvendësim te Teuta. Largohet Daci dhe në vendin e tij futet Peposhi.

67′ Zëvendësim te Teuta. Largohet Fili dhe në vendin e tij futet Gjumsi.

63′ Kotobelli shkakton një ndëryhrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

62′ Zëvendësim te Egnatia. Largohet Pauluaskas dhe në vendin e tij futet Duamena.

61′ GOOOL TEUTA 0-1/ Fili rrëmben mirë një top në zonë dhe lëshon një predhë e cila nuk u ndal dot nga Sherri. (VIDEO)

56′ Paulauskas merr një top nga Zejnullai dhe provon me kokë, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit. (VIDEO)

50′ Spahiu godet nga distanca dhe Dema e ndal. Ky i fundit pret sërish tentativën e Zejnullait duke i mohuar golin rrogozhinasve.

46′ Zëvendësim te Teuta. Largohet Demirçani dhe në vendin e tij futet Arifi.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

45’+2’ Malota gjuan drejt portës, por shtylla i mohon golin e avantazhit. (VIDEO)

45’ Akordohen 2 minuta shtesë.

45’ Paulauskas kroson drejt Fernandos, ku i fundit godet por Daja ndërhyn në momentin e duhur dhe largon rrezikun. (VIDEO)

32’ Fili ndërhyn ndaj Aleksit dhe ndëshkohet me karton të verdhë. (VIDEO)

30’ Paulauskas shkakton faull ndaj Dajës, Enea Jorgji e ndëshkon me karton të verdhë.

19’ Qaqi tenton të befasojë gardianin e Egnatias, Sherri e pret pa vështirësi topin.

11’ Paulauskas godet më kokë drejt portës, Dema e largon topin. Ka një goditje këndi për Egnatian. (VIDEO)

9’ Zejnullai godet me të majtën drejt portës, topi përfundon jashtë. Nuk ka rrezik për portierin Dema. (VIDEO)

8’ Gjinollari dërgon një top në zonë, Memolla spastron rrezikun.

2’ Beqja kroson drejt zonës, por Daci nuk arrin ta kapë topin.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

EGNATIA: Sherri, Fangaj, Malota, Xhemajli, Memolla, Aleksi, Zejnullai, Fernando, Spahiu, Isgandarli, Paulauskas.

Trajner: Edlir Tetova

TEUTA: Dema, Kruja, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli, Beqja, Daja, Demirçani, Gjinollari, Fili, Daci.

Trajner: Edi Martini

Arbitër kryesor: Enea Jorgji7454PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"