VIDEO/ Surpriza në Formula 1, penalizohet Verstapen, Ferrari përfiton vendin e parë. Aksident i frikshëm i Botasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2019 | 10:00

VIDEO/ Surpriza në Formula 1, penalizohet Verstapen, Ferrari përfiton vendin e parë. Aksident i frikshëm i Botasit

Surpriza në fundjavën e Çmimit të Madh të Meksikës në Formula 1. Ishte piloti i Red Bull-it, Maks Verstapen, që ditën e djeshme zuri vendin e parë në provat zyrtare, por komisarët e garës morën një vendim për ta penalizuar.

g5

Ai është dënuar me 3 pozicione, për shkakun se ka përshpejtuar teksa në pistë ishin flamujt e verdhë, dhe në renditje e re të nisjes, është piloti i Ferrarit, Çarls Leklerk që do të nisë nga vendi i  parë.

Pas tij, renditet një tjetër pilot i “kokëkuqes”, me gjermanin Sebastian Vetel që starton i dyti. Vetëm vendi i tretë për Ljuis Hamilton, ndërkohë i katërti Verstapen.

Jo gjithçka shkoi mirë edhe për Mercedesin ditën e djeshme. Ishte finlandezi Valteri Botas, ai i cili pësoi një aksident të frikshëm gjatë provave, por sidoqoftë pa probleme, dhe garën sot do e nisë nga vendi i gjashtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"