VIDEO / Superiorja rinis me “mërzi”, Skënderbeu dhe Laçi nuk i prishin punë njëri-tjetrit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2022 | 18:37

VIDEO / Superiorja rinis me “mërzi”, Skënderbeu dhe Laçi nuk i prishin punë njëri-tjetrit

Ndeshja e parë e Kategorisë Superiore për vitin 2022, ajo mes Skënderbeut dhe Laçit, është mbyllur në një barazim pa emocione e pa gola, duke mos ndryshuar shumë gjëra në renditje për ekipet.

Skenderbeu-Laci

Të dy skuadrat ishin më shumë të kujdesshme për të mos pësuar në këtë ndeshje të parë të vitit dhe kjo bëri që loja të ishte e luftuar në mesfushë, me shumë gabime sa i përket ndërtimit të aksioneve, duke prodhuar pak raste për t’u shënuar gjatë 90 minutave.

Në fund, barazimi ishte rezultati më i drejtë i kësaj sfide për atë që shfaqen dy ekipet në fushë, teksa vazhdojnë të luftojnë për objektiva krejtësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri në këtë sezon.

Nëse keni vështirësi për të parë videot duke u futur nga Facebook, ju lutem lexoni lajmet duke u futur nga faqja e web KËTU ose aplikacioni i Panorama Sport.

SKËNDERBEU-LAÇI 0-0

MINUTË PAS MINUTE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me barazimin pa gola.

90′ Jepen 4 minuta shtesë.

89’ Ujka ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në krahun e djathtë të mbrojtjes së kurbinasve.

85’ Rast i pabesueshëm që shpërdorohet nga korçarët. Mensah dhe Nikaj, vetëm pak hapa larg portës nuk arrijnë të kalojnë Dajsinanin.

83’ Qato del nga fusha e lojës i dëmtuar, duke i bërë vend Ujkës në radhët e Laçit.

76’ Goditje dënimi e Laçit, topi harkohet nga Mazrekaj në krahun e djathtë duke gjetur Velkovskin në zonë, por gjuajtja e tij me kokë përfundon jashtë katërkëndorit.

73’ Memelli vendos të largojë Marën nga fusha e lojës, duke aktivizuar Nikajn në vend të tij në minutat e fundit.

70’ Josa freskon sulmin duke larguar Zarubicën për të aktivizuar Van Dejv.

62’ Lëviz Memelli, hedh në fushë Vangjelin në vend të Pusit.

58’ Ndeshja ndërpritet për disa çaste, pasi tifozët e Skënderbeut kontestojnë Mazrekajn me të cilin kanë një shkëmbim jo edhe aq të këndshëm batutash. Ndërhyrja e Zguros qetëson situatën në tribuna.

52’ Predhë e Zikos nga jashtë zonës, Rexhepi detyrohet të bëjë një mrekulli për të devijuar topin jashtë katërkëndorit.

51’ Aksion i gjatë i Laçit që zhvendos lojën në gjysmëfushën kundërshtare. Zarubica hyn në zonë dhe ke mundësinë të gjuajë nga një pozicion ballor, por sheh topin të devijohet në fundore nga mbrojtësit vendas.

47’ Deliu mundohet përsëri të gjejë portën me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, por nuk gjen katërkëndorin e korçarëve.

46’ Asnjë ndryshim në radhët e dy skuadrave me rifillimin e pjesës së dytë.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë në barazimin pa gola.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

43’ Ardit Deliu jep goditjen e parë të rrezikshme në portën e Skënderbeut, me një tentativë ballore në hyrje të zonës, por sfera përfundon direkt në duart e Rexhepit.

38’ Tani ndeshja ndërpritet vazhdimisht për faulle të shumta në mesfushë, duke bërë që ritmi i lojës të bjerë ndjeshëm dhe të ketë pak momente për t’u kujtuar nga sfida.

32’ Goditje këndi për Skënderbeun që harkohet nga e djathta e sulmit në zone ku Mensah gjuan me kokë, por nuk gjen katërkëndorin duke fluturuar sferën mbi traversë.

28’ Skënderbeu rrezikon me Mensah i cili sheh topin t’i mbetet në këmbë pak hapa larg portës. Por gjuajtja e tij ndalohet nga Velkovski me një ndërhyrje vendimtare.

27’ Pusi shpërdoron një mundësi të mirë kundërsulmi teksa merr topin në mesin e fushës. Pasimi i tij për Mensah është shumë i fortë dhe shpërdorohet një mundësi e mirë shënimi për korçarët.

23’ Shumë qarkullim topi, por pak hapësira për të rrezikuar portat nga të dy skuadrat, të cilat nuk arrijnë t’u afrohen portave kundërshtare.

17’ Goditje dënimi nga e majta e sulmit për skuadrën e Laçit, Mazrekaj harkon në shtyllën e dytë ku Rexhepi kontrollon në vështirësi në dy kohë.

10’ Skënderbeu tund rrjetën me anë të Mensah, por sulmuesi sinjalizohet në pozicion jashtë loje në momentin që mori pasimin. Ka dy minuta kontroll nga VAR dhe në fund konfirmohet vendimi i vijërojtësit.

7’ Zarubica mundohet të gjuajë në portë, por tentativa e tij devijohet dhe sfera përfundon jashtë.

3’Tension që në fillim. Lojtarët e të dyja skuadrave konfrontohen në mes të fushës

1’ Fillon ndeshja

FORMACIONET ZYRTARE

SKËNDERBEU: Rexhepi, Zguro, Meksi, Dumfur, Sadriu, Bajrami, Moraesh, Zhan Viktor Mara, Pusi, Mensah.
Trajner: M. Memelli

LAÇI: Dajsinani, Turkaj, Veliaj, Velkovski, Ziko, Deliu, Lushkja, Qato, Mazrekaj, Zarubica, Guindo.
Trajner: M.Josa

sk1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"