VIDEO/ Supergol nga goditja e dënimit, futbollisti shqiptar e bën “sefte” në Kupën e Turqisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2024 | 20:56

VIDEO/ Supergol nga goditja e dënimit, futbollisti shqiptar e bën “sefte” në Kupën e Turqisë

Futbollisti shqiptar i Kosovës, Meriton Korenica, gjeti golin e parë sezon me turqit e Manisës, teksa realizoi nga goditja e dënimit, në duelin e Kupës ndaj Trabzonsporit në sfidën që përfundoi me shifrat 3-1 në favor të këtyre të fundit.  

 189

Korenica, u transferua në shtator nga Ballkani i Ilir Dajës drejt Manisës. Vlen të thekosohet fakti 27-vjeçari nga Rahoveci,  debutoi me Kosovën në barazimin 2-2 në “Fadil Vokrri”. 


Skuadra e Korenicës u eliminua në raundin e 1/16-ave të Kupës së Turqisë, me shqiptarin e Kosovës që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 15-të duke barazuar përkohësisht rezultatin.  

Manisa renditet në vendin e 11-të në divizionin e dytë të futbollit turk, duke qenë shumë larg vendeve të para që sjellin ngjitjen në Superligën turke. Kujtojmë që drejtor sportiv i klubit turk pak kohë më parë ishte Nderim Nexhipi, i cili u largua.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"