VIDEO/ Supergol i Rubin Hebajt, siguron fitoren ndaj kryesuesve të kampionatit dhe merr vendin e parë në garën për “Këpucën e Artë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2023 | 21:21

VIDEO/ Supergol i Rubin Hebajt, siguron fitoren ndaj kryesuesve të kampionatit dhe merr vendin e parë në garën për “Këpucën e Artë”

Rubin Hebaj është kthyer në protagonistin kryesor të kampionatit të Uzbekistanit me fanellën e skuadrës së Andijan, duke lënë shenjën e tij me gola që e kanë bërë protagonist në garën për “Këpucën e Artë”.

Collage Maker-08-Oct-2023-09-19-PM-9132

Sot, Hebaj shënoi golin e tij të 11 të sezonit, në ndeshjen që Andijan fitoi me shifrat 1-0 ndaj kryesuesve të kampionatit, Pakhtakor. Në minutën e 84 të ndeshjes, sulmuesi shqiptar mori topin në pozicion ballor jashtë portës dhe lëshoi një gjuajtje spektakolare që u ndal nën kryqëzimin e shtyllave, duke i siguruar kësisoj avantazhin dhe tre pikët skuadrës së tij.

SHIH VIDEO

Ky ishte goli i 11 i sezonit, në të cilin ka dhënë edhe 3 asiste, duke e bërë atë golashënuesin më të mirë deri tani në kampionatin e Uzbekistanit dhe padyshim kandidat kryesor për të fituar :”Këpucën e Artë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"