VIDEO/ Spektakël pa fitues në kryeqytet, Kukësi “ringjallet” në pjesën e dytë dhe i mohon fitoren Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2023 | 0:10

VIDEO/ Spektakël pa fitues në kryeqytet, Kukësi “ringjallet” në pjesën e dytë dhe i mohon fitoren Skënderbeut

Kukësi dhe Skënderbeu kanë ndarë pikët në një barazim spektakolar të luajtur në “Arenën e Demave”, e vlefshme për javën e 14-të, që u mbyll me rezultatin 2-2.

bandicam 2023-11-28 15-42-49-736

Të parët që kaluan në avantazh ishin korçarët, që gjetën rrjetën me Frenkiln, e më pas me Likën, duke marrë lojën nën kontroll.

Por në të dytën verilindorët e Nicës u “ringjallën”, duke gjetur golin me Zhongon në minutën e 55’ e më pas me Da Motën në 81’, të dyja të ardhura si pasojë e këndoreve.

Kështu Kukësi ngjitet momentalisht në vendin e 8-ë të renditjes, ndërsa Skënderbeu vazhdon të jetë në vendin e katër me 18 pikë.

REZULTATI

KUKËSI 2-2 SKËNDERBEU

Zhongo 55′, Da Mota 81′ / Frenklin 13′, Lika 38′

NGJARJET KRYESORE

90+5′ Mbyllet sfida në “Arenën e Demave” me barazimin 2-2!

90+3′ Salami pengohet në zonë dhe verilindorët protestojnë për penallti, por Emanuela Rusta lë lojën të vazhdojë. VAR-i i jep të drejtë kryesores. (VIDEO)

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

81′ GOOOL KUKËSI 2-2/ Një krosim nga këndorja gjen Da Motën, me këtë të fundit që godet me kokë dhe e çon në rrjetë. (VIDEO)

77′ Zëvendësim te Kukësi. Largohet Memetllari dhe në vendin e tij futet Da Mota.

73′ Zëvendësim te Skënderbeu. Largohet Lika dhe në vendin e tij futet Juri.

69′ Salami hyn bukur në zonë dhe godet me të majtën, por Alia hidhet siç duhet për t’i mohuar golin. (VIDEO)

64′ Lamçe ndëshkohet me karton të verdhë.

55′ GOOOL KUKËSI 1-2/ Alia del i pasigurt në një këndore dhe Zhongo godet me kokë duke e çuar në rrjetë. (VIDEO)

46′ Dy zëvendësime te Kukësi. Largohen Smajli dhe Lala, në vendet e tyre futen Rivas dhe Najara.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+4′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 4 minuta shtesë.

43′ Lika gjen sërish rrugën e rrjetës, por kësaj radhe VAR-i e anulon për pozicion të parregullt. (VIDEO)

38′ GOOOL SKËNDERBEU 0-2/ Lika provon me një gjuajtje nga distanca nga goditja e dënimit dhe ndëshkon për të dytën herë portierin Tafas. (VIDEO)

36′ Zëvendësim te Kukësi. Largohet Rashiti dhe në vendin e tij futet Momoh.

35′ Reçi shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

34′ Lika lëviz bukur në zonë dhe godet, por ndalet nga portieri Tafas. (VIDEO)

28′ Beshiraj provon me një gjuajtje nga distanca, por Alia reagon siç duhet për t’i mohuar golin. (VIDEO)

13′ GOOOL SKËNDERBEU 0-1/ Frenklin del i vetëm përballë portierit dhe shënon. (VIDEO)

9′ Frenklin godet me të majtën, por mbrojtja largon rrezikun.

1’ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

KUKËSI: Tafas, Lamçe, Lala, Zhongo, Reçi, Mehmetllari, Fejzaj, Smajli,  Beshiraj, Salami, Rashiti

Trajneri: Stavri Nica

SKËNDERBEU: Alia, Frashëri, Ramos, Prençi, Zenullari, Rumfur, Rabiu, Liço, Lika, Frenklin, Rashica

Trajneri: Ivan Gvozdenoviç

WhatsApp Image 2023-11-28 at 12.43.23

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"