VIDEO/ Shqipëria U17 e nis me humbje në “Elite Round”, mundet 4-0 nga Franca në “Air Albania”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2023 | 19:58

VIDEO/ Shqipëria U17 e nis me humbje në “Elite Round”, mundet 4-0 nga Franca në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare U17 e ka nisur me humbje fushatën kualifikuese të Europianit në fazën “Elite Round”, duke u mundur nga Franca me rezultatin 4-0 në “Air Albania”.

bandicam 2023-03-22 11-57-15-201

Dominimi i “gjelave” ishte i dukshëm në fushë, duke gjetur dy herë rrjetën në pjesën e parë me Meupijo dhe Isufu.

Më pas menaxhimi i lojës nga ana e tyre ishte e mirë, duke mos i lënë hapësira kuqezinjve të Bulkut, teksa në pjesën e dytë shënuan dhe golin e tretë me në të një penalltie nga ana e Buneb, ndërsa Lamburde shënoi dhe të katërtin në minutën e 85’.

Ndeshja e radhës për Kombëtaren U17 do të jetë përballë Zvicrës më 25 mars, po në “Air Albania”

REZULTATI:

FRANCË U17 4-0 SHQIPËRI U17

Meupijo 26′, Isufu 29′, Buneb (P) 68′, Lamburde 85′

NGJARJET KRYESORE:

90+2′ Mbyllet sfida me fitoren e francezëve!

85′ 4-0! Gol për Francën! Lamburde godet me kokë dhe topi përplaset në traversë për të shkuar më pas në rrjetë.

68′ 3-0! Gol për Francën! Buneb niset nga pika e bardhë e penalltisë dhe çon topin në rrjetë.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

29′ 2-0! Gol për Francën! Pas një krosimi në zonë, Isufu nuk gabon me kokë për të çuar topin në rrjetë.

26′ 1-0! Gol për Francën! Meupijo gjuan një top me kokë dhe mposht portierin Dervishi.

22′ Meupijo provon me një gjuajtje me kokë, por traversa shpëron portën e Dervishit.

8′ Boucehna provon me një gjuajtje nga distanca, e cila shkon mbi kuadrat.

1’ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

654654654654

WhatsApp Image 2023-03-22 at 11.28.47

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"