VIDEO/ Shqipëri-Izrael do ta gjykojë arbitri që mori në qafë Bajernin kundër Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2018 | 21:08

VIDEO/ Shqipëri-Izrael do ta gjykojë arbitri që mori në qafë Bajernin kundër Realit

Shqipëri-Izrael do të gjykohet nga arbitri i mirënjohur Viktor Kasai. Hungarezi do të ketë si ndihmës 2 bashkëpatriotët e tij Ring dhe Torth. Arbitër i katër do të jetë Beretian.

Kasai

UEFA ka zgjedhur një arbitër me mjaft eksperiencë në arenën ndërkombëtare. 42 vjeçari është arbitër i FIFA-s që prej vitit 2003. Në eleminatoret e EURO 2016, Kasai ka gjykuar takimin Shqipëri-Danimarkë, i cili përfundoi me rezultatin 1-1. Në 2011 ai ka pasur kulmin e karrierës së tij. Pas besimit që FIFA i dha në Botërorin e 2010, ai vendosi drejtësi në finalen e Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Mançester Junajtid.

Megjithatë, hungarezi ka dhe një “njollë” në karrierën e tij. Bëhet fjalë për gjysëmfinalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2017 mes Realit dhe Bajernit të Mynihut ku spanjollët fituan me rezultatin 4-2. Gjyqtari mori shumë vendime në favor të Realit të Madridit dhe gjermanët protestuan gjatë për këtë.

Kombëtarja jonë do të zhvilloj takim me Izraelin në datën 7 shtator , në Elbasan Arena. Ndeshja është e vlefshme për Ligën e Kombeve, grupi C.

kasai

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"