VIDEO/ Sherr në fushë dhe jo vetëm gjatë Skënderbeu-Partizani, policia bëhet gardh në tribunën VIP

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2024 | 23:15

VIDEO/ Sherr në fushë dhe jo vetëm gjatë Skënderbeu-Partizani, policia bëhet gardh në tribunën VIP

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit sot ka kthyer pak në kohë dy skuadrat, në vitet kur rivalizonin me njëra-tjetrën për titullin kampion në Superiore. Atmosfera kë qenë e nxehtë në fushën e lojës me përplasje mes lojtarëve, por edhe në tribuna, ku nuk kanë munguar ofendimet mes palëve, apo edhe gjuajtjet me sende.

MixCollage-25-Feb-2024-08-12-PM-2210 (1)

Në pjesën e dytë të ndeshjes, ka pasur ngacmime të vazhdueshme dhe në fundin e ndeshjes, është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar gjakrat, siç shihet në videon e mëposhtme.

Situata mund të dilte jashtë kontrollit, ndaj janë marrë në mbrojtje edhe personat e ulur në tribunën VIP, mes të cilëve familjarë të futbollistëve, të cilët u rrethuan me shpejtësi nga forcat e rendit për të shmangur probleme.


LLAZI SARO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"