VIDEO/ Shënon Uzuni dhe supergol nga Çokaj, Lokomotiva i falet shqiptarëve dhe kap gjysmëfinalen e Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2019 | 18:57

VIDEO/ Shënon Uzuni dhe supergol nga Çokaj, Lokomotiva i falet shqiptarëve dhe kap gjysmëfinalen e Kupës

Lokomotiva e Zagrebit luajti ditën e sotme çerekfinalen e Kupës së Kroacisë, ku fitoi pastër 0-4 ndaj Sibenik, duke siguruar kështu edhe kalimin në turin tjetër.

shqiptaret lokomotiva zagreb

Dy nga golat u shënuan nga dy prej shqiptarëve që aktivizohen tek klubi kroat. Që në minutën e 28-të, ishte pikërisht Myrto Uzuni ai që zhbllokoi shifrat. Pas një krosimi nga e djathta, topi u devijua me kokë dhe përfundoi në këmbët e Uzunit. Me të majtën, ai nuk u mendua dy herë dhe e shtyu në fundin e rrjetës, duke i dhënë avantazhin Lokomotivës.

Më tej, ishte shqiptari tjetër, Enis Çokaj, që shënoi golin e tretë për Lokomotivën në minutën e 82-të. Pas një goditje këndi, topi doli jashtë zone, dhe Çokaj lëshoi një të djathtë të fuqishme, dhe pasi topi u përplas në tokë, portierit i humbi përqendrimi dhe bëri një gafë, duke i “falur” kështu golin e tretë.

Falë kësaj fitoreje, tashmë Lokomotiva e Zagrebit arrin fazën gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"