VIDEO / Shënoi ndaj Interit, statistika mbresëlënëse e Dibala. Në Serinë A e kanë dëshpëruar vetëm shqiptarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2021 | 1:04

VIDEO / Shënoi ndaj Interit, statistika mbresëlënëse e Dibala. Në Serinë A e kanë dëshpëruar vetëm shqiptarët

Paulo Dibala është thuajse i pagabueshëm nga pika e bardhë e penalltive dhe këtë e provoi edhe Samir Handanoviç në duelin mes interit dhe Juventusit. Argjentinasi shënoi nga pika e bardhë golin e barazimit 1-1 në minutën e 89, duke u treguar shumë i qetë në ekzekutimin e tij, pasi dërgoi portierin në krahun tjetër.

dibalaaaaa

Themi thuajse i pagabueshëm, pasi Dibala ka shënuar 18 nga 20 penalltitë që ka ekzekutuar në Serinë A gjatë karrierës së tij. Dhe duket se pengesa e tij e madhe janë shqiptarët. Të dy portierët e përfaqësueses shqiptare, Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha, janë të vetmit të cilët i kanë prishur Dibalas rekordin perfekt në kampionat nga pika e bardhë.

Në sezonin 2017-2018, ishte Berisha ai i cili i priti Dibalas penalltinë në javën e 7 të kampionatit, duke i mohuar Juventusit fitoren në barazimin 2-2.

Vetëm 10 ditë më vonë, të njëjtën gjë e bëri edhe Thomas Straksoha me Lacion, për më tepër në minutat shtesë, duke i siguruar ekipit të tij një fitore 2-1.

Këto janë të dy rastet e vetme në karrierën e Dibala në Serinë A që ai gaboi ekzekutimin e penalltisë, pasi në çdo rast tjetër, topi ka përfunduar në rrjetë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"