VIDEO/ Rikthim me gol pas 10 muajsh dëmtim, ylli i Barcelonës feston me mjekun e skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2021 | 18:59

VIDEO/ Rikthim me gol pas 10 muajsh dëmtim, ylli i Barcelonës feston me mjekun e skuadrës

Barcelona arriti të marrë një fitore të pastër 3-0 përballë Levantës, duke ulur disi ritmin e krizës që ka kapluar katalanasit.

fati

Goli i tretë për Barçën u shënua nga Ansu Fati në minutën e fundit të takimit. Ky ishte një gol i veçantë për Fatin pasi gjeti rrugën e golit pas 10 muajsh jashtë fushe si pasojë e një dëmtimi të rëndë në gju.

Por 18-vjeçari ka bërë një gjest fisnik, ku në momentin e festës së golit, ka shkuar të falënderojë mjekun e Barcelonës për të gjithë punën që ka bërë gjithë këto kohë me talentin spanjoll.

Videoja është bërë virale, ndërsa Kuman buzëqesh sërish pasi rikthehet në skuadër një ndër talentet më premtues të futbollit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"