VIDEO/ Reali vuan ndaj Malagas në fund të tabelës, por arrin të kthehet tek fitorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2017 | 18:20

VIDEO/ Reali vuan ndaj Malagas në fund të tabelës, por arrin të kthehet tek fitorja

Ekipi i Realit të Madridit, fitoi 3-2 sfidën ndaj Malagas, duke u rikthyer kështu tek fitorja, pas barazimit javën e kaluar në derbin ndaj Atletikos. Por, skuadra e Zidan vuajti për të marrë këto tri pikë.

real madrid

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 2-1, dhe madrilenët menduan se po shkonin drejt një fitoreje të lehtë. Por, në të 58-tën, një gol i Kastros barazoi shifrat në 2-2. Duhej një penallti, të cilën Ronaldo e humbi fillimisht, por e rregulloi duke shënuar me rastin e dytë, që Reali të shënonte golin e tretë dhe të merrte fitoren.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"