VIDEO/ Reali gjen shpëtim te penalltitë, Ramos bën “qitësin profesionist”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2020 | 16:06

VIDEO/ Reali gjen shpëtim te penalltitë, Ramos bën “qitësin profesionist”

Real Madridi fitoi në transfertën e vështirë kundër Atletik Bilbaos me rezultatin minimal 0-1. Skuadra e Zinedin Zidanit iu fal sërish kapitenit Serxho Ramos, i cili realizoi sërish nga penalltia.
EcKsNQ7X0AAJ12M
Baskët arritën të ruanin portën e paprekur për 73 minuta, por një ndërhyrje e gabuar ndaj Marselos u kushtoi barazimin me ekipin madrilen.

Pavarësisht se në tre takimet e fundit, Reali ka shënuar tre gola, 13-herë kampionët e Europës nuk hedhin asnjë hap fals drejt titullit kampion.

FT: Atletik Bilbao-Real Madrid 0-1
Ramos (p) 73′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"