VIDEO/ Publikohen pamjet e grabitjes ndaj “armikut” të Florian Markut, gruaja e boksierit vrapon sapo shikon personat e armatosur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2022 | 13:28

VIDEO/ Publikohen pamjet e grabitjes ndaj “armikut” të Florian Markut, gruaja e boksierit vrapon sapo shikon personat e armatosur

Boksieri Amir Khan ka përjetuar një moment aspak të mirë disa ditë më parë. Në kohën kur ai ishte së bashku me bashkëshorten e tij duke shëtitur në rrugët e Londrës disa grabitës të armatosur i kanë vjedhur orën luksoze që boksieri kishte me vete.

pjimage (27)

Pamjet filmike të publikuara nga “Daily Mail” tregojnë disa persona të armatosur që i drejtohen makinës së ndalur të Khan. Në atë moment gruaja e boksierit pasi shikon skenën largohet duke vrapuar në anën tjetër të rrugës.

Personat e armatosur ja kishin dalë ti rrëmbenin orën me vlerë 72 mijë paund që boksieri kishte me vete.

Materialet i kanë kaluar policisë angleze që po heton për zbardhjen e çështjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"