VIDEO/ Protagonist edhe në finale, sulmuesi i Shpresave kuqezi fiton Kupën e Italisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2022 | 21:27

VIDEO/ Protagonist edhe në finale, sulmuesi i Shpresave kuqezi fiton Kupën e Italisë

Eljon Toçi ka ndjekur gjurmët e emrave të tjerë të njohur të kombëtares shqiptare si Thomas Strakosha e Rei Manaj, teksa ka fituar me skuadrën e Fiorentinës Kupën e Italisë për të rinj.

bandicam 2022-05-04 21-05-54-932

Sulmuesi i Shpresave kuqezi, pasi kishte qenë protagonist me golat e tij gjatë kualifikimit për këtë finale, ishte edhe në ndeshjen e fundit ndaj Atalantës një nga emrat e besuar të trajnerit Alberto Akuilani. Në një sfidë shumë të luftuar goli erdhi në minutat shtesë nga mbrojtësi Korradini, me një aksion të nisur pikërisht nga Toçi në gjysmëfushën kundërshtare.

Suksesi 1-0 i mjaftoi Fiorentinës që të siguronte këtë trofe dhe për sulmuesin shqiptar që të konfirmohej si një prej emrave më premtues në futbollin e të rinjve në Itali.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"