VIDEO/ Pritje mbi vijë fatale, Strakosha i përgjigjet sharjeve të tifozëve vendas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2018 | 23:03

VIDEO/ Pritje mbi vijë fatale, Strakosha i përgjigjet sharjeve të tifozëve vendas

Thomas Strakosha ka qenë një ndihmë e madhe për ekipin e Lacios në fitoren e sotme ndaj SPAL-it. Ai u shfaq shpëtimtar në disa raste, duke mbrojtur si duhet portën e tij.

stra

Por një episod I pakëndshëm ka ndodhur gjatë ndeshjes, pasi tifozët vendas e kanë fyer në kor portierin e Kombëtares Shqiptare. Ultrasit e SPAL-it kanë bërë një gjest të ulët dukë e fyer portierin shqiptar nga nëna.

no goal

Gjithsesi, Strakosha ua ka mbyllur gojën me paraqitjen në fushë, pasi ai ka bërë një pritje në kufijtë e vijës fatale, duke u mohuar golin vendasve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"