VIDEO/ Pogradeci nuk di të fitojë, Tomori mposht liqenorët. Erzeni “ngec” në transfertë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2020 | 23:44

VIDEO/ Pogradeci nuk di të fitojë, Tomori mposht liqenorët. Erzeni “ngec” në transfertë

Janë mbyllur ditën e sotme dy ndeshjet e Kategorisë së Parë, në grupin A dhe B, në ndeshjen e vlefshme për javën e 4-t.

bandicam 2020-11-29 15-10-04-506

Në grupin A, Vora dhe Erzeni nuk shuan më shumë se barazim pa gola, duke ndarë pikët në fundin e ndeshjes.

Në grupin B, u zhvillua një ndeshje spektakolare mes Tomorit dhe Pogradecit. Beratasit kanë triumfuar me rezultatin 2-1, falë golave të Mikel Cankës dhe Paolo Kasmollarit. Për liqenorët shënoi Jahaj nga penalltia, por goli i tij nuk vlejti për të marrë të paktën një pikë. Kujtojmë se Pogradeci nuk njeh ende fitore për këtë sezon në kampionat.

Grupi A

Vora-Erzeni 0-0

Grupi B

Tomori-Pogradeci 2-1

Canka 5′, Kamollari 50’/ Jahaj 29′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"