VIDEO/ Poçetino debuton me fitore bindëse pa Brojën të grumbulluar, Çelsi mund me 5 gola klubin e aktorëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2023 | 9:40

VIDEO/ Poçetino debuton me fitore bindëse pa Brojën të grumbulluar, Çelsi mund me 5 gola klubin e aktorëve

Çelsi e ka nisur me fitore sezonin e ri, duke mundur me rezultatin 5-0 klubin e aktorëve të “Hollywood”, Rekshem, e cila mori një vëmendje të madhe në Britani të Madhe.

celsi

Sfida e luajtur në “Chapel Hill” të Karolinës së Veriut nisi mjaft mirë për “Blutë” të cilët gjetën golin me talentin holandez të ardhur nga huazimi, Ian Metsen që në minutën e 3’. Ishte sërish holandezi që në minutën e 42’ dyfishoi shifrat.

Pjesa e dytë nisi me rotacion për të dyja skuadrat, teksa goli i tretë nga “Blutë” erdhi në minutën e 80’ nga Konor Gallaher. Vend për të shënuar kishte dhe për sulmuesin e sapoardhur, Kristofer Nkunku, i cili në minutën e 90’ shënoi golin e katërt, ndërsa tre minuta më vonë Çiluell shënoi dhe të pestin.

Kështu trajneri Mauricio Poçetino e nis me fitore aventurën e tij te Çelsi, duke u shprehur tepër i lumtur për lojën e zhvilluar nga skuadra.

Trajneri argjentinas nuk e grumbulloi Armando Brojën për fazën përgatitore në SHBA, teksa sulmuesi i Kombëtares pritet të largohet këtë verë nga “Blutë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"