VIDEO/ Përmbysje e çmendur e Laçit, i sjell humbjen e parë Partizanit të Shehit me gol në minutën e 96

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2024 | 0:16

VIDEO/ Përmbysje e çmendur e Laçit, i sjell humbjen e parë Partizanit të Shehit me gol në minutën e 96

Partizani ka lënë pikë të rëndësishme në luftën për pozicionet në “Final 4’ të këtij kampionati, pasi është befasuar në shtëpi nga Laçi. Orges Shehi ka pësuar humbjen e parë në drejtimin e të kuqve në ndeshje zyrtare, duke u mundur në shtëpi me përmbysje nga kurbinasit me shifrat 2-1 në shtëpi në minutat shtesë.

bandicam 2024-01-20 17-00-58-527

Të kuqtë dominuan ndeshjen që në start duke kërkuar portën dhe duke gjetur golin me Mensah shumë shpejt, Por më pas nisi një seri rastesh të humbura me të kuqtë që nuk ia dolën që të mbyllnin sfidën.

Pas rënies të ritmit të lojës së Partizanit, Laçi rriti trysninë duke kërkuar me ngulm golin. Barazimi  i Sobouejll shtoi euforinë te kurbinasit të cilët nuk u ndalën dhe kërkuan e gjetën fitoren me golin e Tresës në shtesë, duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme në këtë transfertë.

PARTIZANI-LAÇI 1-2
12′ Mensah / 83′ Sobouejll, 90’+6′ Tresa

NGJARJET KRYESORE

90’+8’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Partizanit.

90’+6’ GOOOL LAÇI! Shënon Tresa me një aksion të shkëlqyer të kurbinasve. (VIDEO)

90’+2’ Ndeshja rifillon me kryesorin i cili bën shenjë që koha shtesë do të zgjatet.

90’ Jepen 4 minuta shtesë por loja është e ndalur për probleme muskulorë të kryesorit Xhaja. (VIDEO)

89’ Skuka kombinon me Mehmetin nga e majta, pasimi i këtij të fundit devijohet nga Dajko dhe Dajsinani është ai që kontrollon sferën.

83’ GOOOL LAÇI! Sobouejll merr topin në zonë dhe pas një rrotullimi mposht me një diagonale Qirkon. (VIDEO)

81’ Mehmeti merr vendin e Rrapajt në radhët e Partizanit.

80’ Kryeziu provon me një gjuajtje të rrezikshme nga jashtë zonës, Qirko bën më të sigurtën dhe çon topin në këndore.

79’ Manellari merr vendin e Myrtës në radhët e Laçit.

78’ Melo ka mundësinë e artë për të shënuar golin e barazimit, teksa fillimisht ndalet nga Qirko e më pas çon sferën mbi traversë. (VIDEO)

75’ Skuka merr vendin e Carës në radhët e Partizanit.

73’ Qirko detyrohet të devijojë jashtë një tentativë nga jashtë zonës për të shmangur probleme në katërkëndorin e tij.

69’ Keko merr vendin e Taipit në radhët e Partizanit. Te Laçi është Tresa i cili aktivizohet në vend të Barjamajt.

66’ Përgjigjet Melo nga ana tjetër me një gjuajtje të fortë, pa çuar topin drejt portës. (VIDEO)

65’ Mundësi e artë për Rrapajn i cili provon i vetëm në pozicion ballor në hyrje të zonës, sfera nuk gjen katërkëndorin e Laçit. (VIDEO)

60’ Cara pason për Rrapajn i cili nga e djathta provon vetë dy herë të shënojë, i ndalur nga mbrojtësit dhe më pas Dajsinani. (VIDEO)

57’ Përsëri vendimtar Dajsinani i cili ndal një gjuajtje të Rrapajt nga distancë e afërt.

53’ Dajsinani bën një ndërhyrje të dyfishtë duke grushtuar gjuajtje të njëpasnjëshme drejt portës së tij pas një goditje dënimi që solli panik në zonën kurbinase.

46’ Menjëherë rrezikshëm miqtë me një goditje dënimi që largohet nga prapavija e të kuqve në këndore.

46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime te dy ekipet.

45’+2’ Mbyllet me shifrat 1-0 për Partizanin pjesa e parë e ndeshjes.

45′ Jepen 2 minuta shtesë.

44’ Melo pretendon për penallti pas një dueli me Janjevën, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. (VIDEO)

43’ Taipi nga e djathta lëshon një harkim interesant drejt shtyllës së dytë, me Dajsinanin që del para se sfera të shkojë te Cara.

41’ Tjetër mundësi për të kuqtë, kur një top i larguar nga Dajko gjuhet nga Murataj, i cili prek pjesën e jashtme të shtyllës në të majtë të Dajsinanit.

39’ Hadroj nga e djathta kalon Dajkon dhe pason në qendër, Dajsinani dhe Ujka largojnë sferën (VIDEO)

38’ Pasim interesant në qendër të sulmit për Carën, i cili nuk gjen devijimin e duhur para portës dhe dërgon sferën jashtë.

35’ Melo ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyje ndaj Muratajt.

30’ Barjamaj dhe Melo kombinojnë në zonën e të kuqve, por nuk gjejnë kohën për të gjuajtur dhe mbrojtja largon rrezikun.

26’ Murataj provon nga jashtë zonës, Dajko me kokë bllokon sferën që po i drejtohej portës. (VIDEO)

22′ Paulo Silva është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë pas një faulli ndaj Rrapajt.

21’ Cara nga e majta ka mundësinë të shënojë, por gjuajtja e tij diagonale nuk gjen katërkëndorin e Dajsinanit.

20’ Përsëri Melo provon me një gjuajtje të shpejtë nga jashtë zonës, Qirko kontrollon në pozicion. (VIDEO)

18’ Melo ka hapësirë në mesfushë dhe provon me një gjuajtje të fortë, që përfundon jashtë, jo shumë larg portës së Partizanit. (VIDEO)

16’ Edhe pas golit, të kuqtë vazhdojnë të dominojnë mbajtën e topit duke kërkuar të tundin përsëri rrjetën për të mbyllur ndeshjen.

12’ GOOOL PARTIZANI! Pas një goditje dënimi të harkuar nga Rrapaj, Mensah me kokë shënon golin e avantazhit. (VIDEO)

7’ Cara shfaqet para Dajsinanit, por ky i fundit ndal gjuajtjen nga afër të sulmuesit të Partizanit.

4’ Harkim nga e majta i Taipit, topi nuk devijohet as nga Mensah dhe as nga Cara duke përfunduar jashtë. (VIDEO)

1’ Nis dueli në “Arenën e Demave”.

Ja formacionet zyrtare të ndeshjes

PARTIZANI: Qirko, Hadroj, Sota, Janjeva, Atanaskoski,  Murataj, Maget, Rrapaj, Taipi, Cara, Mensah.
Trajner: Orges Shehi

LAÇI: Dajsinani, Mjaki, Dajko, Paulo Silva, Qato, Barjamaj, Kryeziu, Ujka, Myrta, Melo, Sobouale.
Trajner: Mirel Josa

WhatsApp Image 2024-01-20 at 4.38.28 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"