VIDEO/ Partizani zgjohet vetëm në fund, Egnatia i jep leksion dhe bën formalitet vendin e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2024 | 23:48

VIDEO/ Partizani zgjohet vetëm në fund, Egnatia i jep leksion dhe bën formalitet vendin e parë

Egnatia ka bërë një hap edhe më të sigurt drejt blindimit të vendit të parë në fund të sezonit të rregullt, teksa ka mposhtur me shifrat 2-1 Partizanin në një ndeshje në Rrogozhinë ku ka dominuar pjesën më të madhe të lojës.

bandicam 2024-04-14 17-01-45-713

Rrogozhinasit kanë dhuruar një lojë shumë të mirë duke mos lejuar në asnjë moment të kuqtë të shfaqeshin rrezikshëm në pjesën ë parë, teksa me dy aksione të shkëlqyera shënuan me anë të Montenegros për të vënë kontrollin e plotë mbi ndeshjen.,

Një gol i Skukës në minutën e 80 zgjoi të kuqtë të cilët krijuan disa raste, por nuk ia dolën që të shënonin dhe në fund, u larguan kokulur nga stadiumi i Rrogozhinës me një distancë prej 9 pikësh nga vendi i parë që tashmë duket i pakapshëm.

EGNATIA 2-1 PARTIZANI
14′, 30′ Montenegro / 80′ Skuka

NGJARJET KRYESORE

90’+8’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Egnatias.

90’+5’ Aleksi ndëshkohet me të verdhë.

90’+4’ Lubas merr vendin e Montenegros në radhët e Egnatias.

90’+4’ Bintsuka i ka të gjitha mundësitë të shënojë teksa kalon Sherrin, por Fangaj largon topin para se të kalojë vijën fatale.  (VIDEO)

90′ Jepen 7 minuta shtesë.

89’ Rama provon me një gjuajtje të fortë nga brenda zonës, Qirko grushton jashtë.  (VIDEO)

87’ Zhoel merr vendin e Ibrahimoglu te Egnatia.

86’ Harkim në zonën e Egnatias, Bintsuka me kokë gjuan por nuk gjen portën. (VIDEO)

85’ Tani ndeshja është pak më e tensionuar dhe brenda pak minutash janë Sherri, Ibrahmoglu dhe Fangaj të cilët ndëshkohen me karton të verdhë për vendasit.

82’ Rrezikon përsëri Partizani me Mba i cili në hyrje të zonës lëshon një gjuajtje të fortë që nuk gjen portën e Sherrit. (VIDEO)

80’ GOOOL PARTIZANI! Kundërsulm i shpejtë i të kuqve me Skukën i cili nga e majta gjuan dhe shënon në portën e Sherrit. (VIDEO)

75′ Mba merr vendin e Carës te Partizani.

70’ Aksion i Ibrahimoglu në krahun e djathtë, topi shkon te Montenegro i cili i reziston ndërhyrjeve në zonë dhe pason për Fernandon. Braziliani nuk gabon duke çuar topin në rrjetë për golin e 3-0. Alla shkon të shohë pamjet për të verifikuar nëse ka apo jo faull ndaj Qirkos nga Montenegro dhe më pas bën shenjë që goli anulohet. (VIDEO) (VIDEO)

67’ Tani e kanë radhën vendasit të protestojnë për një prekje topi me dorë në zonën e Partizanit, gjyqtari vazhdon me shpejtësi lojën. (VIDEO)

66′ Taipi merr vendin e Maget te Partizani.

62’-66’ Skuka mundohet të gjejë hapësirë në krahun e djathtë, por del në fundore bashkë me topin pas një kontakti me Malotën. Të kuqtë protestojnë, ndërsa VAR-i vonon në shqyrtimin e pamjeve. Në fund gjyqtari Alla bën shenjë që loja të vazhdojë, pa shkuar të shohë vetë pamjet. (VIDEO)

62’ Skuka mundohet të gjejë hapësirë në krahun e djathtë, por del në fundore bashkë me topin.

56’ Sota pretendon për një mbajtje në zonë pas një goditje dënimi për të kuqtë, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. (VIDEO)

55’ Ahmetaj ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.

50’ Partizani ka më shumë iniciativën në këto minuta, pa arritur të gjejnë hapësira për të gjuajtur në portë.

46’ Pjesa e dytë nis me shpejtësi nga vendasit, pasi Montenegro lëshon një gjuajtje të fortë në zonë. Sfera shkon jashtë pas devijimit të Maget, por gjyqtari nuk akordon goditje këndi për vendasit. (VIDEO)

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësim të trefishtë te Partizani. Keko, Zekolli dhe Atanaskoski i lënë vendin Skukës, Hadrojt dhe Buxhelajt në radhët e Partizanit.

45’+5’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e dyfishtë të Egnatias.

45’+5’ Egnatia niset përsëri me shpejtësi në kundërsulm, Sota me vështirësi largon topin para se Montenegro të shkonte i vetëm drejt zonës.

45’+3’ Zejnullai ka hapësirë të harkojë nga e djathta, por çon topin direkt në duart e Qirkos.

45′ Jepen 5 minuta shtesë.

41’ Një harkim nga e djathta nuk largohet nga Malota dhe kthehet në asist për Kekon, gjuajtja e këtij të fundit ndalet nga Sherri i cili largon rrezikun. (VIDEO)

35’ Ibrahimoglu provon edhe ai nga jashtë zonës në pozicion ballor, duke çuar topin në duart e Qirkos.

32’ Të kuqtë protestojnë pas rrëzimit në zonë të Rrapajt, gjyqtari lejon lojën të vijojë normalisht. (VIDEO)

32’ Ahmetaj provon nga jashtë zonës, Qirko shoqëron me qetësi topin që shkon jashtë.

30’ GOOOL EGNATIA! Kundërsulm i shpejtë i Fernandos i cili pasi bën 80 metra me topin në këmbë duke kaluar tre lojtarë të të kuqve, pason për Montenegron i cili me qetësi mposht përsëri Qirkon. (VIDEO)

25’ Fernando nis në top perfekt dhe po aq i mirë është edhe kontrolli i Zejnullait në zonë. Por gjuajtja e tij gjen përgjigjen e Qirkos të vëmendshëm. (VIDEO)

20” Vendasit vazhdojnë të shfaqen kërcënueshëm me aksione me shumë kombinime në krahë, duke vënë në vështirësi të dukshme prapavijën e Partizanit.

16’ Tjetër mundësi për Egnatian, këtë herë me Ndrecën, i cili provon vetë me një gjuajtje të fortë nga e majta, por gjen përgjigjen e Qirkos. (VIDEO)

14’ GOOOL EGNATIA! Ibrahimoglu pason te Ndreca i cili jep një asist perfekt për Montenegron në qendër, ku ai nuk gabon duke shënuar golin e avantazhit. (VIDEO)

10’ Top në thellësi për Carën i cili mundohet të kalojë Aleksin por rrëshqet, duke i dhënë mundësinë Sherrit të mbërthejë sferën. (VIDEO)

8’ Ibrahimoglu nis një sulm të shpejtë në qendër dhe pastaj pason topin te Ndreca në të majtën. Harkimi i këtij të fundit është i gabuar dhe shkon direkt në fundore.

4’ Bintsuka tenton me një gjuajtje nga jashtë zonës në të majtën, topi devijohet dhe shkon në duart e Sherrit.

1′ Nis dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

EGNATIA: Sherri, Fangaj, Malota, Rama, Ndreca, Ahmetaj, Aleksi, Zejnullai, Ibrahimoglu, Fernando, Montenegro. Trajner: E.Tetova

PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Zekolli, Preka, Sota, Maguet, Murataj, Rrapaj, Cara, Keko, Bintsuka. Trajner: O.Shehi

GJYQTARË: L.Alla, A.Kociaj, O.Grabova.

VAR: O.Yzeiraj, AVAR: F.Lata

WhatsApp Image 2024-04-14 at 14.48.09

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"